Një shtetas u arrestua në flagrancë nga policia e Durrësit me 7 kallëpe eksploziv. Në pranga përfundoi Alvaro Kola, 29-vjeç.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia nisi kontrollin e çantës së shtetasit në fjalë në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar.
Nga kontrolli u sekuestruan në cilësinë e provave material 7 copë kallëpë të dyshuar si eksploziv me peshë rreth 1.414 kg; 9 copë kapsolla detonatore elektrike; 47 copë fishekë luftarakë model 56 të kalibrit 7.62 m/m.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Dita/

