Plagosja e Gjermenit rrezikon të mbyllet pa autorë, dëshmia e rojës së pallatit

Saimir Lleshi

Plagosja e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni, rrezikon të mbyllet pa autorë krimi. Kjo pasi i plagosuri nuk bashkëpunon me grupin hetimor dhe i qëndron versionit të vetëplagosjes aksidentale në garazhin e makinës. Edhe pse kjo alibi i ka rënë prej ditës së hënë me prova dhe dëshmi nga familjarë, roja i pallatit dhe persona të tjerë të shoqëruar, përfshi ekspertimin e mjekëve.

Policia e Tiranës i kaloi dje dosjen Prokurorisë për veprën penale “plagosje me dashje”, por pa autorë. Nëse edhe më tej nuk gjenden prova të mjaftueshme, atëherë brenda një kohe të shkurtër dosja mund të pushohet pa autorë.

Policia është e bindur se gjyqtari nuk thotë të vërtetën mbi plagosjen dhe fsheh diçka, duke lënë të kuptohet se ngjarja nuk lidhet me detyrën, por për probleme personale.

Ai nuk ka ndryshuar dëshmi, duke kërkuar që hetimet të mbyllen si vetëplagosje aksidentale. Burimet thonë se krahas relacionit të ngjarjes dhe raportit të mjekëve të QSUT-së , në dosje janë administruar edhe disa dëshmi, të pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni.

Në mesin e personave të pyetur, burimet thonë se është edhe djali i gjyqtarit Gjermeni, i cili ka firmosur procesverbalin e sekuestrimit të shumës prej 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja që janë gjetur në kroskotin e makinës, me të cilën gjyqtari ka shkuar në spital.

Në dosje ndodhet edhe dëshmia e rojës së pallatit, i cili mohon versionin e gjyqtarit Gjermeni, i cili pretendon se është dëmtuar në garazhin e pallatit.

Ky version është përforcuar edhe nga këqyrja që i është bërë garazhit, ku policia pretendon se nuk ka gjetur ndonjë gjurmë gjaku.

Gjithashtu në dosje janë administruare dhe dëshmitë e 4 personave, mes tyre një gjyqtar dhe tre individë të ndryshëm, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se “nëse gjyqtari Gjermeni nuk bën kallëzim për plagosje, si dhe policia nuk sjell ndonjë provë tjetër që ndryshon versionin e gjyqtarit për ngjarjen, dosja penale do të pushohet dhe nuk do të ketë ndjekje penale”.

Sipas procedurave ligjore, hetimet për një ngjarje të tillë, kur personi është zyrtar apo funksionar, mund të zgjasin deri në tre muaj dhe mungesa e provave bën që hetimi të pushohet deri në një moment të dytë kur gjendet provë e re. /DITA/

Share This Article
7 Comments
  • Po plaga e marre ne trup me mjete prerese, veteplagosje eshte? Po shuma 19 mije eurove si justifikohet ne korskotin “banke” te makines? Gjermeni mund te pretendoje cfaredo lloj idiotesie, por kjo lloj Padrejtesie vazhdon te mbuloje krimet dhe Kriminelet te ulur kembe kryq ne Sistemin e Drejtesise. Uroj me gjithe shpirt qe konflikti qe ky bajge ka me ata qe kane dhunuar e plagosur, te mos mbaroje me kaq dhe te shikojme “Lajmerimin” (Afishen) e tij se kur do t’i behet varrimi.

  • MINIMALJA ESHTE QE KY TE ARRESTOHET DHE PROCEDOHET PER MOSKALLEZIM KRIMI,

    GJITHASHTU EDHE POLICET E PROKURORET QE NUK BEJNE HETIME PER KETE RAST FLAGRANT.

    VETEGJYQESIA ESHTE REFORME NE DREJTESI.

    DUHET TA BEJME VETE SI POPULL REFORMEN.

  • Jo se jam ndonje profet, por qe diten e mesimit te lajmit kam shkruar se kjo ceshtje do te mbyllet pa fajtore! Pse? Sepse nuk eshte shaka, gjyqtar biri i botes, dhe ka kapur qiejt! O zot, kur do e shpetosh kete komb fatkeq nga e liga qe e ka kapur per fyti?

  • Po mire,plagosja qe mund te mbyllet,po a do mbyllet gjendja e madhe e eurove dhe lekeve ne makine?Cili eshte burimi,destinacioni,deklarimi ose jo i tyre?Perse prokuroria nuk e kryen nje hetim te tille?A nuk e fillon procedimin penal prokuroria,kur policia ndalon dike dhe i gjen nje gram droge,apo nje shume parash?
    JA PRANDAJ DUHET REFORMA NE DREJTYESI,sepse ne Shqiperi nuk jepet kurre ajo…

  • Po pse nuk qenka e mjaftueshme deshmia e mjekut ligjor qe deshmon se ky eshte therur me thike? Apo ky e ka dhene shumen per te mbyllur dosjen e tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *