Gazetares së BBC-së i ndalohet udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara

Saimir Lleshi

Ka lindur në Iran, por punon në Londër për BBC-në. Gazetarja Rana Rahimpour nuk mund të udhëtojë në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Shkak i refuzimit të udhëtimit është pikërisht prejardhja e saj. Gazetarja Rahimpour, ka shkruar dje në rrjetin Twitter, se është kthyer nga fluturimi në aeroportin londinez, Hithrow, për shkak të rregullave të reja, sipas të cilave shtetasit e Bashkimit Evropian, që kanë shtetësi të dyfishtë, të Iranit, Irakut, Sirisë apo Sudanit, ose që kanë udhëtuar në këto vende, gjatë pesë viteve të fundit, duhet të kërkojnë vizë.

Rahimpour tha se ajo planifikonte t’i vizitonte të afërmit e saj në Nju Xherzi.

Kufizimet e reja për viza në Shtetet e Bashkuara janë miratuar muajin e kaluar pas sulmit terrorist në Paris dhe San Bernardino.

Këto kufizime janë kritikuar nga disa iranianë dhe të tjerët si masa “diskriminuese”.

Gazetarja Rahimpour, që është e lindur në Iran, ka pasaportë birtanike.

Ajo theksoi se rregullat e reja janë “shumë jokorrekte”. “Është shumë shqetësuese të trajtohesh ndryshe nga shtetasit e tjerë britanikë për shkak të origjinës sime iraniane”, tha Rana Rahimpour.

Share This Article
1 Comment
  • Po origjinen nga e ke ti gazetare? Ndoshta si gjithe njerezimi, nga majmuni. Keshtu qe amerikanet do kerkojne per udhetim vetem pasaporte me origjine nga majmuni. Kjo do te sihte e sakte. Por majmuni amerikan ka qene ndryshe nga te tjeret dhe vazhdon te jete ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *