Bushati takon ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç

Saimir Lleshi

Në kuadër të takimit midis Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar takime me homologun serb, Ivica Daçiç, dhe atë italian Paolo Gentiloni.

Gjatë takimit, Bushati dhe Daçiç diskutuan mbi ecurinë e raporteve dypalëshe në dritën e zhvillimeve me të fundit dhe të shkëmbimit të vizitave të dy Kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić.

Ministrat evidentuan nevojën për konkludimin e marrëveshjeve të dakordësuara në parim në fushat e zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe arsimit të lartë.

Palët vlerësuan hapat e kryera nga të dy vendet për konkretizimin e angazhimeve të marra në kuadër të procesit të Berlinit.

Në takimin e dytë, Bushati dhe Gentiloni diskutuan për agjendën evropiane të Shqipërisë, masat e vendeve anëtare dhe atyre kandidate për përballimin e krizës së refugjatëve, si dhe koordinimin më të mirë në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë.

Dy Ministrat u ndalën në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, ku Ministri Bushati e falënderoi homologun Gentiloni për angazhimin e ndërmarrë për heqjen e taksës së transportuesve. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *