Jennifer Lawrence, e dashura e Fidel Castros

Ornela

Jennifer Lawrence do të jetë protagonistja e filmit të Sony-t që portretizon Marita Lorenz, të dashurën e Fidel Kastros dhe, nga ana tjetër, bashkëpunëtore e CIA-s në atentatin ndaj presidentit kuban.

Lawrence, që javën e kaluar ka marrë nominimin e katërt Oskar, do të ketë një rol në një film që ka shkaktuar luftë mes Universal, Warner Bros, Fox, Paramount dhe Lionsgate, të gjitha të etura për të siguruar të drejtat e prodhimit.

Lorenz u burgos në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi pati në moshën 19 vjecare një marrëdhënie intensive me Kastron, u rekrutua nga CIA për të vrarë liderin kuban.

Ajo gjithashtu kishte një rol të rëndësishëm në gjyqin për vrasjen e John F. Kennedy, ku pohoi se kishte qenë dëshmitare e një komploti midis CIA-s, agjentëve kubanë dhe Lee Harvey Osëald për të vrarë presidentin amerikan, dhe madje edhe spiunoi zyrtarët e OKB që jetonin në ndërtesën e saj për CIA-n.

Lorenz shkroi një autobiografi në vitin 1993 dhe vijimin ë esaj më 2001. Historia e saj u soll në televizion me filmin “Vrasësi im i vogël”, në vitin 1999. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *