Artan Gjermeni vazhon të këmbëngulë se ngjarja e tij është aksidentale në garazhin e makinës.
Ai tha se ngjarja ka qenë një aksident dhe për këtë fakt nuk ka se çfarë të hetohet nga policia apo prokuroria.
Sipas tij, plagët e shkaktuara janë nga llamarinat e garazhit duke përjashtuar mundësin e ndonjë konflikti fizik.
I pyetur për paratë e sekuestruara që kapin shumën e rreth 20 mijë eurove, gjyqtari tha se janë të ardhura të familjes. Ai tha se të ardhurat vjetore të familjes, të deklaruara në shtet janë 80 mln lekë në vit, kështu që shuma e sekuestruar në makinë është pjesë e këtyre të ardhurave. Për këtë fakt, gjyqtari tha se paratë do më kthehen pasi janë të justifikuara dhe nuk ka arsye që të nisë ndonjë hetim pasi nuk ka vepër penale.
Pavarësisht këtyre pretendimeve të gjyqtarit, policia ka hedhur dyshime se Artan Gjermeni nuk thotë të vërtetën dhe i ka referuar materialet për vazhdim hetimesh pranë prokurorisë së Tiranës për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”, raporton ABC.
Sipas policisë, ka qenë ora 18:30 minuta të datës 18 janar kur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është paraqitur me disa plagë shtetasi Artan Gjermeni. Policia thotë se mjekët kanë konstatuar dëmtime të gishtit të mesit të dorës së djathtë dhe pjesën e brinjëve në anën e majtë.
Si dhe janë konstatuar disa plagë të vogla, gërvishtje në buzë, qafë dhe në syrin e djathtë. Për të gjitha këto plagë, policia thotë se gjyqtari Gjermeni ka pretenduar se janë aksidentale dhe nuk ka qenë bashkëpunues me policing e shtetit.
Këta të fundit, pasi kanë konstatuar në makinën e gjyqtarit njolla gjaku, ka ushtruar kontrollin në mjet ku janë gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 18 mijë e 760 euro si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja. Për këto para, gjyqtari Gjermeni, sipas policisë, nuk ka dhënë shpjegime.

Peshu i pre erdhi me embet e vet e qofte i mbre, sjellte edhe Kryekriminel Binrishen e Lulezime Lesbiken shpejt
Na falni per injorancen!!!! Po nje akuze ” plagosje e lehte me dashje “, po zoteria qe po mbulon nje krim nuk duhet te regjistrohet si “mos kallzim krimi” paralelisht.
Tallni sumen se ky popull dele eshte, gelltit cdo gje.
E lodhet aq shume kete te shkrete popull aq sa nuk di te mendoje me drejt.
MINIMALJA DUHET TE ARRESTOHET DHE TE COHET NE GJYKIM PER MOSKALLEZIM KRIMI.
POR KUSH DO TA BEJE???!!!!!
DHALLA???!!!!!
KY ESHTE CELESI I MUHABETEVE TE DREJTESISE.
SALI BISHA DHE ILIR M…TI I THONE RAMES
“LIGJIN BEJE SI TE TE DOJE KOKRRA E QEJFIT, VETEM DHALLEN NA E MBAJ ATY KU ESHTE”
PO NUK U CUA POPULLI TE RRETHOJE PARLAMENTI DHE TI DJEGE KRIMINELET BRENDA TE GJALLE, NUK BEHET SHQIPERIA.
Edhe ky ,gruan te pasur e paska!..