“42 punonjës të policisë, të lidhur me trafikun e drogës”

Dita

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe i Ankesave ka publikuar një raport për vitin që lamë pas, lidhur me punën që ka bërë ky institucion.

Në këtë raport thuhet se 42 punonjës policie, janë ndjekur, hetuar dhe proceduar për lidhje në trafikun e drogës për vitin që kaloi.

Gjithashtu, sipas raportit 3 punonjës policie janë arrestuar, 8 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 31 të tjerë janë ende në fazën e hetimit të brendshëm.

Në raport flitet edhe për format e shfaqjes së korrupsionit në polici. Gjatë vitit 2015, janë hasur 119 raste për veprimtari korruptive në këto forma:

Shpërdorimi i detyrës me tendencën për marrje ryshfeti;

Neglizhencë në kryerjen e detyrës funksionale për të arritur në marrjen e ryshfetit;

Pasivitet negativ në përmbushjen e detyrës me synim marrjen e një përftimi moral dhe material;

Favorizimi apo implikimi në veprimtari të kundraligjshme si: kultivimi i bimëve narkotike; trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, kontrabandës, konkurrenca e pandershme etj, me synim marrjen e një ryshfeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *