Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, kanë mbyllur derën e fakultetit këtë mëngjes, duke kundërshtuar tarifat e reja të studimeve. Teksa nesër përmbyllet afati për të kryer pagesat për këtë vit akademik, studentët dolën në protestë. Ata theksojnë se tarifat janë të papërballueshme për ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të studiuar. “Nuk mjafton vetëm agresioni qeveritar me përcaktimin e nivelit të tarifave. Atij i shtohet dritëshkurtësia dhe arroganca e drejtuesve universitutarë në pranimin e këtij niveli tarifash dhe detyrimin e studentëve nëpërmjet sanksioneve për t’i paguar ato një orë e më parë”, thonë studentët.
Madje, ata kanë krijuar një poezi duke kundërshtuar tarifat e reja të studimeve.
Asnjë lek për krizën tuaj,
nuk paguajmë vërtetime
as tarfia as kredite
nuk pagujamë për konvikte
në mizerje në mjerime
as për libra për diploma
nuk paguajmë për kartona
nuk paguajmë për dekanin
s’jap haraç për rekotoratin
nuk paguaj korruptimin
kompromisin dhe mashtrimin
nuk paguajmë për reformën
Studentët bllokojnë Fakultetin e Shkencave SocialePosted by Për Universitetin on 2016-01-20

Ne kapitalizem te nderuar studente kush nuk paguan nuk konsumon e nuk realizon asnje mardhenie. Ne se ju kerkoni te na ktheni socializmin, atehere eshte tjeter gje. Mendoi se nuk eshte ky qellimi, por si duket ju kerkoni kthimin e kohes te Berishes ,pra anarkine. Eshte e qarte se sot taksapaguesi nuk pranon te paguaj per shkollimin tuaj.
Po pse kur vijne ketej jashte SHQIPERISE paguajne dhe thone dhe FALEMNDERIT mor aman…..Sa hipokrite qe jane…..
Po mire ju qe nuk keni te paguani dhe doni te shkolloheni, perse nuk punoni nje ose 2 vjet te jetes suaj qe te gjeni parate per arsimimin, po cdo gje qyl e doni ne jete, po ju doni vitrinat, qe ju rrifshin, ju merrshin leket edhe diplom mershit riken, studenta degjenerate, doni kafe e bar gjithe diten
Po per rezultate e studimeve pse nuk ngrihen keta studente?Shkolla eshte sakrifice nga ju e familjet tuaja e nuk eshte per te kaluar kohen te dashur studente.Ne shkolle vihet per dije e per tu bere te zot te vetes ,kur nuk keni per te paguar taksa shkoni ne pune ose kurseni nga kafet e pijet e cigaret qe konsumoni.