VIDEO/Vëllezër, kushërinj e kunetër vranë për ta grabitur 45 vjeçarin në Krujë

Saimir Lleshi

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e dy netëve më parë në Krujë ku u vra me armë zjarri një 45 vjeçar.

Policia e Shtetit bëri me dije se janë arrestuar shtetasit: Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Herton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë; Aleksander Haka 28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë; Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë; Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Elton Ceka, banues në Tiranë.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula, i cili në momentin e ngjarjes po kthehej nga lokali i tij që kishte marrë me qira në Kamzë.

Sipas policisë, shtetasi, Olti Metuku e ka mbajtur nën vëzhgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë.

Shtetasi, Herton Haka, vëllai i Admir Hakës, ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banesën e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina në të cilën ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.

Shtetasit, Elton Ceka dhe Admir Haka, të dy të armatosur, Elton Ceka me një armë zjarri automatik dhe Admir Haka me pushkë, i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa dhe shtetasi Elton Ceka ka qëlluar me 4 plumba me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, i cili ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Shtetasi Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62; një pushkë model 63; 4 copë fishkë luftarakë.

Sipas policisë, shtetasit Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën. Shtetasi Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm. Shtetasit Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit(burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve Admir Haka, Herton Haka, Hekuran Boci, Elton Ceka dhe Olti Metuku. Përkrahja e autorit të krimit, dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Aleksandër Haka. /Dita/

Pamjet e operacionit per kapjen e autoreve te dyshuar te vrasjes ne Kruje

Posted by Ministria e Punëve të Brendshme on 2016-01-21

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *