Sot është dhjetëvjetori i ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, lideri karizmatik që frymëzoi jo pak kosovarët, megjithëse ishte kundër UÇK-së.
Me rastin e këtij përvjetori, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë homazhe pranë varrit të ish–presidentit. Jahjaga ka çmuar lart veprën e tij, duke theksuar se Rugova është presidenti historik i Kosovës.
Homazhe te varri i Rugovës kanë bërë edhe kryeministri dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, figurat më të larta të kësaj partie si dhe personalitete udhëheqëse nga partitë tjera në politike.
Edhe nga opozita, homazhe tek varri i Rugovës ka paralajmëruar se do të bëjë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Për të rikujtuar veprën e ish-presidentit Rugova pritet të organizohen disa aktivitete. Lidhja Demokratike e Kosovës, duke filluar nga ora 12:00 organizon akademi përkujtimore, kurse kryeministri, Isa Mustafa merr pjesë në Ekspozitën me fotografi të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, që do të organizohet në Bibliotekën Kombëtare në orën 14:00.
Aktivitetet përmbyllen edhe me një Akademi Përkujtimore që do të organizohet nën patronazhin e presidentes Atifete Jahjaga. Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 pas një beteje me kancerin në mushkëri. Ai ishte shpallur hero i Kosovës nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Ne radhe te pare duhet thene ish presidenti Rugova se sot eshte Atifete Jahjaga. Ne radhe te dyte ne menyre te verber ben elozhe edhe ju edhe Saliu sot ne parlament per njerez qe u dihet rrugetimi deri ketu me mire se vepra etyre ne sherbim te nje populli. Megjithate kjo eshte detyra e gazetave te soteme se ashtu dalin parate; por kur flasim per para duhet te heshtim pe shpirtin njerezor duke ditur se vetem robotet mund te sillen keshtu. Eshte koha e roboteve “demokratik”