Është liqeni më i madh në Bolivi, por të qenë të saktë ishte! U zhduku, pasi avulloi. Bëhet fjalë për liqenin Poopo në Oruro, i cili është zhdukur nga harta e liqeve.
Ai tashmë nuk është në hartën gjeografike të vendit dhe fatin e tij e ka pasur edhe liqeni i bukur Titicava.
Thatësira ka lënë pas barka të braktisura peshkatarësh, por mbi të gjitha shpend dhe kafshë të ngordhura.
Qindra persona janë detyruar të largohen nga zona për të kërkuar një jetë të re në qytetin pranë.
Pak kanë mbetur si peshkatari Valerio Rojas dhe ai ka një arsye të fortë.
“Jam shumë i vjetër për t’u larguar”, thotë ai me sy pothuajse të mbyllur, i verbuar nga dielli mes barkave të tij, tashmë të padobishme. “Ndoshta liqeni do të kthehet. Mund të kthehet për një vit. Apo dy”, thotë ai.







