Të vrasësh dhe të dekorohesh!

Dita

Vrau dhe u mburr me vrasjet,
po ç’i ndodhi atij burrit?!
Bujar Nishan shakaxhiu,
i dha “Urdhrin e Flamurit!”

Bulevardin e Dëshmorëve,
Berisha me gjak e lau,
Nishani me një Dekret,
që të katërt i rivrau!

Vrau dhe Lulash ministri,
dhe pse dukej ndënë hije
Po ç’i ndodhi pas kësaj?
U bë kryetar Partie!

Vranë dhe u mburrën paq,
sikur vranë ndonjë armik,
dhe vazhdojnë të sfidojnë,
kriminelët politikë!

Ca syresh dolën në gjyq,
dihen vendimet përkatës,
“Dita” me të madhe shkroi:
“Pështyni këtë gjykatës!”

Pështyni këta gjykatës,
sërish sot duhet ta themi,
se tani kemi kuptuar,
që është kalbur gjithë sistemi!

Unë kam shkruar disa herë,
se si vrau qeveria,
dhe do shkruaj e do shkruaj,
sa të vihet drejtësia!

Saliu edhe Nishani,
drejtësinë e kanë kapur,
ndaj kjo ditë e zezë vrasjesh,
ka mbetur si varr i hapur!

Drejtësisë i është futur,
tej për tej në zemër thika,
sa në rendin primitiv,
është kthyer Republika!

T’u merret me çdo çmim,
Berishës edhe Nishanit,
drejtësia që kanë kapur,
dhe t’i kthehet sot Sovranit!

Drejtësisë i ësht’ futur,
tej për tej në zemër thika,
ndaj që të tre për Reformën,
flasin si kurva të liga!

Se do bëhej drejtësi,
që të gjithë kemi shpresuar,
po na fut më thellë në gropë,
drejtësia e munguar!

Me ty që ke vrarë njerëz,
dhe që jetën e gremise,
në asnjë lloj rrethane,
s’mund të bëhen kompromise!

Jetojmë një kohë pise,
që të gjithë tani e themi,
bëmë me krimin kompromise,
ndaj jemi këtu ku jemi!

Share This Article
8 Comments
    • E ke qare vjersherimin o.Arben Lunxheria ndersa une po qaj i nxitur nga ndjenja e dobesise tone proverbiale perpara tradhetise e tradhetareve??? Nuk kemi te ardhme te mire te udhehequr nga tradhetaret. Nderime Arben !

  • Vetem ne shqiptaret i nderojme tradhtaret e Kombit, i dekorojme ata dhe mburremi publikisht per pandershmerine tone publike e politike…

    DRENICA E KUQE

    • E ke mire o “Drenica e Kuqe” ? Ne qe nderojme tradhetine nga tradhetia do te vdesim . Ndergjegja jone kombetare dhe politike ndaj tradhetise me duket teper e semure dhe e sklerotizuar … ? Nderime !

  • Po sot, ky palo president dekoroi nje tjeter spiun te sigurimit te shtetit, nje pseudo poet dhe pseudo shkencetar, nje fare Betim Muco nga Thumana.

  • Ish Ministri i PB, Bujar Nishani nukm e deklaroi kurre se kush e futi ne kurth kunatin e tij apo baxhanakun, Kosta Trebicken???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *