Teksa vrasjet masive të shpendëve dhe kafshëve të egra vazhdojnë, Ministria e Mjedisit e cila ka vendosur një moratorium që ndalon rreptësisht gjuetinë, u kërkon ndihmë qytetarëve që të denoncojnë rastet.
Me anë të një njoftimit, thuhet se inspektorët e saj po vëzhgojnë në terren zbatimin e moratoriumit. Sipas Ministrisë, në Durrës janë kapur në flagrancë të gjuetisë së paligjshme disa shtetas.
Shtetasi L.M, ndaj të cilit është marrë masa administrative gjobë 100 mijë Lekë të reja
Shtetasit XH. K, H. SH dhe N. GJ janë çuar për masën ndjekje penale, për armëmbajtje pa leje, duke ushtruar gjueti të paligjshme. Inspektorati i Policisë Pyjore ka sekuestruar 4 armë.
Në Fier janë identifikuar 2 raste gjuetie të paligjshme. Ndaj shtetasit A.C. është marrë masa administrative gjobë 80 Mijë Lekë të reja
“Ministria e Mjedisit apelon gjithë qytetarët të denoncojnë rastet e gjuetisë së paligjshme pranë Policisë së Shtetit ose Inspektoratit të Policisë Pyjore, në mbrojtje të faunës së egër dhe ekosistemit pranë zonave ku jetojnë”, thekson deklarata. /Dita/

shkoni ne zonat e kolonjes dhe shihni cpo behet. apo ne librazht , ne veri te vendit etj etj