Po flitet shumë këto ditë për reformën në drejtësi. Po them ditë, se kjo punë ka vite. Akuzohen ndërsjellë se kush nga palët nuk e do ose kërkon ta transformojë në diçka që i ngjan një ndërtese pa themel e çati.
Së pari, ta zëmë se të dy qeveritë, kjo e sotmja dy vjeçare dhe ajo e djeshmja tetë vjeçare, janë të zhytura në korrupsion. Është e qartë dhe aritmetikisht që 4-fishi është më shumë se 1-fish. Nuk besoj se kërkon koment.
Së dyti, ata që akuzojnë mazhorancën aktuale për pengim të kësaj reforme, kanë një të kaluar të hidhur e kriminale. Vodhën nga varfëria shqiptare 200 milion euro në rrugën e Kombit. U shua gjysma e fshatit në Gërdec.
Askush nuk u dënua. Bile edhe ai që nuk njihte kunatin e vet. Vranë mizorisht katër qytetarë në mes të Tiranës. Nuk e di a mund të ma thotë njeri se kush nuk e do drejtësinë? Profeti
