Dënimi me 9 vite i Oliver Ivanoviç ka shkaktuar reagimin e parë të Beogradit.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç ka thënë se aktgjykimi kundër Ivanoviçit nuk ka lidhje as “me të drejtën dhe as me drejtësinë”.
Ai tha se është koha që Beogradi të shqyrtojë pjesëmarrjen e vet në bisedime me Prishtinën.
Gjuriç ka shtuar se aktgjykimi është edhe mesazh politik për Serbinë dhe mënyra për t’u poshtëruar gjithë shteti.
“Kjo është vija e kuqe e cila na thotë që të pyetemi nëse duhet të vazhdojmë me të tutje dhe si”, ka thënë Gjurië duke shtuar se ky është “një shërbim i ri i Prishtinës” para vazhdimit të dialogut me Beogradin më 27 janar.
