Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në Tiranë, ndërsa ka zhvilluar takime me grupet e ekspertëve që kanë hartuar draftin e reformës në drejtësi.
Reportarët e Komisuionit do të zhvillojnë takime edhe gjatë ditës së nesërme.
Sipas zyrës së shtypit të Këshillit të Europës në Tiranë ky delegacion mbërrin në Tiranë për të diskutuar me aktorët relevante draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të draft-opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias me 19 dhjetor 2015.
Në përfundim të vizitës, delegacioni i Komisionit të Venecias do të organizojë një konferencë për shtyp që do të mbahet më 22 janar, ora 19:00, pranë Hotel Rogner. Komisionit të Venecias i është dërguar drafti i ekspertëve për reformën në drejtësi si dhe opinioni i opozitës dhe ai i LSI-së.
