Një ngjarje e cilësuar skandaloze ka ndodhur në një televizion sllovak.
Kuzhinieri Lubomir Herko, shikohet duke përgatitur një vijë kokainë me kartë krediti, ndërsa shihet afër edhe një bankënotë e mbështjellë.
Kur ai e sheh kameramanin, mundohet t’ia bëjë me shenjë, por tashmë ishte shumë vonë.
Ky incident ka ndodhur në emisionin sllovak “Telerano” në televizionin “Markiza”.
Një perfaqesues i emisionit tha se e gjitha ishte nje shaka, por e papranueshme per nje emision te tille.
Ai shtoi se do te kete pasoja serioze per kete veprim jo etik.
