Katër pjesëtarët e njërit prej grupeve me të suksesshme komerciale në historinë e muzikës janë bashkuar edhe njëherë, por jo për të kënduar.
Ata janë pjesëtarët e grupit ABBA, i cili u themeluar në vitin 1972 nga katërshja suedeze, Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad.
Këngët e tyre hit që janë dëgjuar me miliona herë, fillimisht me kaseta, më pas me disqe e tashmë edhe përmes internetit janë “Mamma Mia”, “Dancing Queen”, “Take a chance on me”, “Money, money, money”, “Knowing me knowing you” dhe “The winners take it all”.
Hera e fundit që grupi u bë bashkë (jo për të kënduar edhe njëherë) ishte viti 2008, me rastin e premierës së filmit “Mama Mia”, ku luan e famshmja Maryl Streep.
Agnetha, 65 vjeç, Bjorn 70, Benny 69, dhe Anni-Frid 70, i ribashkoi ceremonia e hapjes së një restoranti të famshëm në kryeqytetin suedez.…dhe ja si duken.



Te magjishem si atehere. 🙂