Kuvend, rrëzohet me 71 vota dekreti i Presidentit për pronat

Dita

Mazhoranca rrëzoi në Kuvend dekretin e presidentit Nishani që kthente ligjin e qeverisë për pronat.

Duke folur në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se rrëzimi i Dekretit të Presidentit sjell një krizë në çështjen e kompensimit të ish-pronarëve. “Ju vendosni rishpronësimin e ish-pronarëve. Është shumë cinike se ndërkohë që kanë letrën në dorë, ju i vrisni një shpresë që u lindi diku nga viti 1991- 1992. Mendoni sikur të vijmë ne të miratojmë një ligj e t’ju marrim pronat që keni fituar ju sot, qoftë me mund e me djersë, jo me korrupsion. Ju do të citonit të gjitha vendimet e Strasburgut. Ndërsa për ata 10 mijë pronarë që flasin sot, nuk ua ndien fare. Ajo që e bën më dramatike, është se ju përdorni arsyetimet e Strasburgut në mënyrë fare cinike për të mbytur të drejtën”, tha Bylykbashi.

Në emër të mazhorancës, deputeti Ulsi Manja theksoi se kthimi i ligjit për shqyrtim në Kuvend nuk është i bazuar në argumente të sakta ligjore pasi nisma e qeverisë paraqet një zgjidhje të plotë për çështjen e ish-pronarëve. “Në Komisionin e Ligjeve janë bërë seanca dëgjimore pafund me grupet e interesit sepse çështja e pronës përveç se është në interes të ish-pronarëve, është edhe çështje e interesit publik dhe ne si mazhorancë me këtë projektligj ofrojmë një perspektivë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe me afate fikse kohore”,- theksoi Manja.

Dekreti u rrëzua me  71 vota kundër, 28 vota pro, dhe 1 abstenim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *