Protestat në Greqi, mbi 6000 traktorë bllokojnë akset kryesore të vendit

Dita

Mbi 6000 traktorë janë nxjerrë pranë doganave dhe pikave nevralgjike të rrugëve nacionale nga fermerët grekë që kanë filluar protestën e tyre, ashtu siç kishin paralajmëruar pas dështimit të bisedimeve me ministrin grek të Bujqësisë në lidhje me reformën e re të pensioneve dhe sistemin e tatim-taksave.

Fermerët që janë gati të bllokojnë disa pika doganore në Greqinë e Veriut në kufirin me Maqedoninë dhe Bullgarinë, kanë mbyllur në mbrëmjen e së mërkurës për disa orë rrugën kryesore që lidh Athinën me Selanikun pranë Larisës dhe kanë ngritur blloqe me traktorët e tyre në autostraden Egnatia në Greqine Qendrore, në Peloponez , në Janinë dhe Arta e deri në kufijtë me Turqinë.

Duke kërkuar më shumë lehtësime për sistemin e taksave ata nuk pranojnë tashmë të negociojnë me ministrin e Bujqësisë, por duan të bisedojnë vetëm me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.

Qeveria greke beson se nuk duhet që të reduktojë përsëri pensionet të cilat janë shkurtuar prej vitit 2010 deri në masën 40%. Protestat që kanë më shumë se një javë që kanë filluar do të vazhdojnë javën e ardhshme me grevën e marinarëve të enjten dhe të premten e që do të kurorëzohet më pas me grevën e përgjithshme të sindikatave të sektrit privat dhe atij publik në datën 4 shkurt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *