Nuk kemi më ç’presim

Dita

Z. Thano! Ju përshëndes për përmbledhjen e shkurtër rreth 2 episodeve të 21 Janarit e më pas.
Nuk kemi më ç’presim nga politika për të ushtruar presion ndaj drejtësisë. Janë qytetarët dhe shoqëria civile në përgjithësi që duhet të organizohen vetë përpara gjykatave kur ka çështje të ndjeshme publike, për t’i vënë këto të fundit nën presion në dhënien e drejtësisë.
Me një president çyryk, me një KLD të inkriminuar, mazhoranca i ka këmbët e lidhura, për të mos thënë që edhe ata kanë dosje të tyret pezull.
Qytetarët janë ata që duhet të bëjnë drejtësinë e vërtetë. Një drejtësi e munguar sot, është një varr i hapur nesër dhe fatin e keq të radhës për t’u mbuluar nga dheu mund ta kemi ne.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *