Kristo Frashëri-burrë me dije,
mendja-sofër Arbërie.
Dritëson ti historinë,
lavdimadh për Shqipërinë.
Çdo kohe i flet me vepra,
njëra m’e lartë se tjetra.
Librat bibliotekë më vete
do rrojnë për jetë të jetëve.
Karrigen e paske zënë,
në themel të Tokës nënë.
Brezat do shkojnë dhe do vijnë,
nga gurr’e veprës tënde do pinë.
S’u lodhe, mjeshtër,s’u lodhe ,
madem të rrallë ti mblodhe.
Për Frashër, për Shqipëri,
të pulson zemra në gji.
Çdo nderim ty të ka hije
dhe ca vargje poezie.
O Rilindës i vërtetë,
nderim paç për mot e jetë!
Shënim: Me rastin e dhënies së titullit qytetar nderi i Tiranës
