Plagosi dy persona me armë gjahu, arrestohet

Saimir Lleshi

Një shtetas u arrestuan nga policia e Vlorës pasi akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese të mbetur në tentativë.

Në pranga përfundoi Ilir Shakaj, 31-vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, ky shtetas mbrëmjen e shkuar në lagjen “Lef Sallata”, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë gjahu, shtetasit: A.N. 47 vjeç (pronar i një dyqani kopje-çelësash) dhe R.K. 22 vjeç.

Ata kanë pësuar dëmtime të lehta (të pjesshme) në trup dhe ndodhen në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa pjesë përbërëse të fishekëve të mbetura nga arma e gjahut. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *