Kjo foto që shihni është shitur për një çmim të pabesueshëm, plot 1 milion euro. Për foton ka paguar një koleksionist arti, ndërsa fotografia është bërë nga Kevin Abosch.
Fotografia ishte varur në një nga muret e shtëpisë të artistit në kryeqytetin francez, Paris. Absoch është një nga fotografët më të famshëm sot në botë, ndërsa ka fotografuar edhe yjet e Hollivudit.
Të marrësh një portret prej tij, me sfondin e tij karakteristik të zi, kushton disa qindra mijë dollarë.
Por çmimi i paguar për portretin e kësaj patateje do të jetë puna e vetme më e shtrenjtë e shitur nga irlandezi. /Dita/

