Nëse “Shengeni” bie, Evropa do të ketë një tjetër krizë

Saimir Lleshi

Mbyllja e kufijve të zonës Shengen do të ketë edhe pasoja ekonomike.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini tha se BE-ja do të përballet me kriza ekonomike nëse vendet anëtare do të fillojnë të vendosin kufijtë me njëra-tjetrën. Ndikimin e drejtpërdrejtë do ta ketë biznesi dhe më pas ekonomia në tërësi.

Ajo është përgjigjur se “kemi bërë studime” dhe kjo shkakton humbje “impresive”, raporton AP nga Davosi i Zvicrës.

Më tej, duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror, zonja Mogherini theksoi se nëse “shpenzimet e fragmentarizimit të Bashkimit Evropian” ia shtoni vështirësive ekonomike evropiane, “atëherë ne vërtetë rrezikojmë diçka shumë më të madhe, se sa mbrojtjen dhe mirëpritjen e refugjatëve”. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Evropa eshte ne krize economike,qe kur filloj embargua me Russine per Ukrainen.Evropa e pa fuqishme para padronit te Saj USA-s,duke firmosur embargon per Russine,Tani po e kupton se Ka demtuare vetvehten ekinonomist Duke humbur billion dollare ne vit nga tre feria me russine.Mbyllja e kufijeve me shengen do te vinte Nje dite,sepse ne Evrope Nuk mund te kete barazi jetese midis shteteve Evropiane dhe ballkanit ku urrejtja dhe inferioriteti Jane ne kulmim e lulezimit.USA dal ngadale Po e shtyn evropen drejt Nje lufte te re boterore.Konflikti I evropes dhe USA-s me Russine,si the hegemonia e NATO-s rreth kufijve te Russise,predikon luften e trete boterore.Evropa nuk eshte e stabilizuare per vehte ekonomikisht,si the rrezik u I madh I pa punesise sjell mos garanci dhe pa siguri per te ardhmen.Lufta e pa kontrolluare dhe e gjate ne midle east ka per ta demtuare dhe sabotuare rende econominikisht Evropen.Kjo lufte absolutisht ka per te mbyllur kufijte e evropes.per Nje periudhe pa horizont.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *