Pse u vra ish-agjenti i KGB-së? Sigurisht, dinte shumë sekrete, por ato që e çuan drejt vdekjes kanë të bëjnë me jetën personale të Presidentit rus Vladimir Putin, gjithashtu një agjent i shërbimit sekret rus.
Aleksandër Litvinenko deklaronte se Putin ka kryer marrëdhënie seksuale me djem të vegjël në një apartament në Moskë dhe se për këtë kishte pamje filmike. Bëhet fjalë për kohën kur Putin ishte student.
Sipas hetuesve britanikë, kjo ishte arsyeja kryesore se pse ai u vra duke i hedhur në çaj një element vdekjeprurës.
Britanikja ‘Daily Mail’ shkruan se Litvinenko i kishte hedhur këto akuza në blogun e tij në internet, pas një fotoje ku presidenti Putin shfaqej duke puthur një djalë 5-vjeçar në bark gjatë një ceremonie në Kremlin.
Megjithatë, pretendimet e britanikëve i hedh poshtë vëllai i të ndjerit, Maksim Litvinenko, i cili deklaron në një intervistë për “Daily Mirror” se nuk besonte që vrasja të jetë urdhëruar nga Putin. Sipas tij, arsyet më të mëdha për ta vrarë Litvinenkon, i kishte Londra.
Maksimi thotë se vëllai i tij, deri në fund të jetës ishte agjent i shërbimit sekret rus FSB dhe kohët e fundit kishte menduar të rikthehej në Moskë, pasi në Londër kishte gjithnjë e më pak punë.
Maksim jeton me familjen në Rimini të Italisë,teksa deklaron se këtë version ka edhe babai i tij. Ai thotë se nuk ka marrë para nga shteti rus për të bërë deklarime të tilla. /Dita/

tragjikomedia e mediave perendimore kujtohen te flasin mbas 10 vjetesh per kete ceshtje. duket qe i kane te pa reformuara sistemet e drejtesise.