Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Fier. Në një postim në faqen e tij zyrtare fb, Berisha shkruan se në celularin e Ilir Memushajt janë gjetur edhe SMS të Ministrit të Brendshëm.
Ish-kryeministri akuzon se policia me urdhët të Kryeministrit Rama punon me dy standarte duke mos arrestuar Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndonëse sipas tij faktet flasin për lidhje të tij të drejtëpërdrejtë me kriminelët.
Ai përshëndet punën e Prokurorisë që arrestoi oficerin e SHISH, Florian Bushi, që sipas tij është vëllai i avokatit direkt të Edi Ramës.

Halucinacionet e nje te cmenduri ! Kush eshte Ai dramaturg qe te shkruaj tragjedine me
titull ” MONSTRA E VICIDOLIT ” ?! JAM I BINDUR SE DO TE MARRI CMIMIN NOBEL NE
LETERSI ….!!!!!