Në Shqipëri çuditë nuk kanë të sosur. Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit ka hequr nga puna kushëririn duke e akuzuar se ka ndihmuar më shumë ish-kryetarin, që ishte djali i xhaxhait të tij gjatë periudhës së zgjedhjeve. Arsyeja se përse kryetarja e Përrenjasit e ka hequr nga puna kushëririn duket… farefisnore.
“Mua më ka pushuar nga puna pasi më tha që kam ndihmuar më shumë kryetarin e bashkisë së kaluar që ishte çuni i xhaxhait tim. Ndërkohë sipas asaj, atë si vajzë teze që e kam, nuk e paskam ndihmuar”, thotë kushëriri i pushuar nga puna.
Ky zotëri ka patur fatin që të ketë në garë dy kushërinjtë të parë e ndoshta në fillim është gëzuar, por ja që, edhe vajza e tezës ta bënë gjëmën, nëse është kështu siç pretendon i pushuari nga puna. Në kësi rastesh nuk ke çfarë i bën, xhelozi familjare. Duhet folur njëherë me tezen, ndoshta rregullon punë…
