Paç fatin e serbes

Dita

Një e moshuar serbe, që jetonte e vetmuar, u bë milionere brenda natës pasi trashëgoi 1 milion dollarë dhe disa prona në Australi me një vlerë prej mbi 4 milionë dollarë. Mary Zlatiç, 86 vjeç, ka jetuar për dekada në një kasolle prej balte në lindje të Serbisë, në shoqërinë e disa qenve. Ajo mbijetonte me një pension australian prej 100 dollarësh në muaj. I shoqi i saj, Momçilo Zlatiç, vdiq në vitin 2011 në Australi. Tashmë gjykata ka vendosur përfundimisht se pasuria e tij i kalon të shoqes, Mary Zlatiç. “E mbaj mend si sot, kur unë dhe Momçilo blemë një biletë vetëm vajtje për në Australi. Burri im punonte si marangoz, unë bëja punët e shtëpisë,” kujton Mary.

Të dy u larguan në vitin 1956. Por ajo u kthye që të kujdesej për mamanë e saj të sëmurë dhe nuk iku më kurrë në Australi. Çifti humbi kontaktet deri në momentin kur ajo mësoi se Momçilo kishte vdekur. Pavarësisht pasurisë së re, fqinjët thanë se ajo me shumë gjasë do vazhdojë të jetojë në kasolle.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *