Mediat kosovare: Opozita do të propozojë Qosen për president

redaktor

Hashim Thaçi mund të sfidohet nga Rexhep Qosja për pozitën e kryetarit të Kosovës, ditën kur pritet të votohet për këtë post, muajin që vjen. Kjo nëse Qosja pranon ofertën e opozitës për të kandiduar për pozitën e presidentit të vendit.

Klan Kosova mëson se disa politikanë të lartë në hierarkinë e bllokut antiqeveritar janë duke i kërkuar akademikut ta pranojë një gjë të tillë, pasi që tentimi për Murat Jasharin ka dështuar tashmë.

Njëri nga liderët e forcës më të madhe opozitare, një ish-koleg i Qosjës nga bisedimet e Rambujesë që vjen nga një tjetër subjekt i vogël antiqeveritar, dhe një ish-bashkëpartiak nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, i janë afruar atij, ditë më parë, me ofertën për t’u bërë kandidat i tyre për president, pasi e shohin si personin e vetëm që mund ta sfidojë seriozisht Thaçin.

Burimet e Klanit, të afërta me këtë zhvillim, kanë thënë se Qosja ende nuk është përgjigjur në këtë ofertë.

Rexhep Qosja ishte vënë në krye të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike – LBD, më 1998, ndërsa në këtë cilësi mori pjesë edhe në bisedime e Rambujesë. Ai, po ashtu, ishte pjesë e lidershipit kosovar edhe në periudhën e parë të pasluftës, duke qenë, bashkë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rada Trajkoviqin, pjesë e Këshillit për Përkohshëm Administrativ të Kosovës, që kryesohej nga shefi i UNMIK-ut.

Por, Qosja nuk qëndroi gjatë në politikë, pasi në zgjedhjet e para të pasluftës nuk doli mirë. Ai u tërhoq pasi me LBD’në e tij fitoi vetëm 1 për qind të votave.

Por kjo nuk e pengoi atë të përkrah forcat politike të dala nga UÇK, deri para pak kohe.

Me krijimin e qeverisë PDK-LDK, dhjetorin e vitit 20014, Qosja ka shfaqur haptazi kundërshti në lidhje me këtë koalicion. Në një intervistë për Klan Kosova, pak kohë më parë, ai e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa kufomë politike, ndërsa Hashim Thaçin stalinist.

 

Share This Article
7 Comments
  • Z. Qosja President !? Not bad.. ,por Z.Ish kryetar i vv. aktualisht vetem deputet de jure , por kryetar de facto ? Sepse Z. Qose eshte njeri me integritet dhe i pavarur..U befte me e mira!

  • Si pozitar i regjimit te Titos i ploteson te gjitha kushtet me qene “President” i Opozites!…

    DRENICA E KUQE

  • Eshte njeriu me i mire , por mendoj se ka arsye edhe te mos e pranoje kantidimin, personalisht do me pelqente te ishte . Ne kohen e sotme nuk bejne karriere njeres si ai. koha eshte e maskarenjve thoshte Ali asllani.

  • Te madhin Rexhep Qosja tani e doni per veten tuaj,por jo se keni respekt per ate si politikan,shkrimtar,publicist dhe ATDHETAR!
    Ne se do ta respektonit ate,duhet ta benit atehere kur e detyruat te ARRATISEJ NGA KOSOVA NE SHQIPERI se ia bete jeten te pamundur ne Kosove!
    Rexhep Qosja kurre nuk mund ta pranoje nje oferte te tille ,nga ata qe mbajne Rugoven si Hero,kurse Rexhep Qosja e konsideron TRADHETAR!
    Sidoqofte NUK E BESOJ qe i madhi QOSJA ta pranoje kete oferte,duke e futur veten ne telashet e mafies politike kosovare!
    Ne se ai pranon te behet President i Kosoves,as ju vete qe e propozoni nuk do jeni dakort me idete e tij dhe keni per ta lene vetem duke e detyruar te jape DOREHEQJEN!
    I nderuari Qosja!
    Mos pranoni te beheni VJEGE qe disa politikane karrieriste te perfitojne karrigen e SUNDIMTARIT ne Kosove!

  • E meriton ,eshte identitet shqipetari e jo jagovari!Kjo tregon edhe nje here se Kosova(politika) eshte edhe me e pjekur se sa politika sharlatane Shqipetare,eshte edhe me me identitet e ngjyre sa bajatja shqipetare e pangjyre!Rrespekt per kete akademik te kombit paçka disa zerave qe tentojne te perbaltin kete plak te mençur kombetar!Nuk di si do ndjehen miqt per kete zgjedhje pasi sa vjen e ç’do dite e me shume Berishet e Thaçet po behen me te padeshirueshem ne jeten politike te ketyre vendeve duke bere te mundur distancimin edhe nga fabrika qe i ka prodhuar e kerkon me ç’do kusht ti mbaje ne skene pavaresisht se tashme i ka zene ndryshku e prodhojne vetem helmera per popujt respektive.Eshte edhe nje frike mos ndoshta do te nxjerrin nga menget ndonje te pertejme per ti prishur mendjen popullit kosovar qe tashme po tenton te braktis edhe luften heroike te UCK-se !N.q.se ndodh vertet ky plan eshte per tu pergezuar kjo levizje politike qe i thote stop zhvatjeve te pasurive nentokesore kosovare duke i thene kujdo se ky vend ka zot e ky eshte sovrani e jo shejtani!Uroj te ndodhe e keta kendej kufirit te marrin shembull per ti kthyer vendit respektin,akademiket e njerezit me moral me identitet e atdhetare e jo si deri me sot sharlatane qe shesin edhe familjet e tyre per perfitime personale e jo me vendin qe drejtojne, pasi si lidh asgje me te, si per nga morali,atdhedashuria e niveli intelektual sepse jane pjella te erreta qe kane dale nga skutat e skutave u sherbejne ketyre skutave duke vrare te ardhmen e nje populli te tere ! Urime Kosove e bejeni realitet kete nisme qe ai popull veçse do fitoje e s’ka me humb asgje mbi te gjith dinjitetin e neperkembur nga Thaçianet e sotem pa ngjyre pa ere e shije!

  • REXHEP QOSJA, NJERI I MADH. NUK KA NJERI ME TE DREJTPERDREJTE SE I MADHI REXHEP QOSJA. PO TE ZGJIDHET PRESIDENT, KOSOVA DO TE BEHET SHTET.

  • Mos experimentoni me njerez rruge!Mesoni nga llumi Shqiperise!Ne vend te Gramoz Pashkos turma e rruges i besoi Nje maloku pa din e pa iman,pa tradite e pa kulture,pa te kaluar e pa te ardhme,pa bese e pa fe,nje deliranti psikopatik qe quhej Sali Berisha dhe ja ku na solli turma “antikomuniste”.Prof.Rexhep Qosja eshte nje visar i kombit shqiptar.50 vjet qe ky burre ka vuajtur mbi shpine te tij etapat me te rendesishme historike ku ka kaluar kombi.Besojini Abdyl Frasherit,jo Abdurrahman pashes,besoni Ismail Qemalin,jo Haxhi Qamilin.Mjaft me me kanace qe nxjerr rryma mbi breg!Besoni fatet e kombit prof.Rexhep Qoses!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *