Berati me kabinet modern të Kardiologjisë, inspekton Rama dhe Beqaj

Saimir Lleshi

Vetëm në dy vjet, 11 spitale rajonale në vend dhe tre poliklinika në Tiranë janë pajisur me kabinetet e kardiologjisë, një shërbim i munguar prej shumë kohësh për një nga sëmundjet me nivelin më të lartë të të prekurve. Më i fundit është kabineti në repartin e kardiologjisë në spitalin e Beratit, ku 500 pacientë nuk do t’i drejtohen më Qendrës Spitalore në Tiranë, por do ta marrin shërbimin në këtë spital.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin në spitalin rajonal të Beratit. Me një investim prej 5,9 milionë lekë, në kabinetin e kardiologjisë janë instaluar aparaturat më të reja si ECHO 3D, ato për matjen e ngarkesës së zemrës, holter tensioni arterial dhe holter zemre.

Mjeku kardiolog Julian Ranxha e cilësoi një shërbim të domosdoshëm, por deri dje të munguar. “Është një risi për Beratin, sepse plotëson diagnozën e të sëmurëve kardiakë dhe ata nisen për në Tiranë, thjesht për ndërhyrje,” tha Ranxha.

Mjeku i vjetër, kardiologu Pavllo Bojaxhi shprehet entuziast që ia arriti të punojë me aparatura të kohës. “Pajisje e kohës që i realizon të gjitha në kohë reale. Janë aparatet më të reja, që zgjidhin problemin  e kinetikës dhe informacioneve anatomike të zemrës. Tani, ata që e meritojnë të lëvizin drejt Tiranës, sepse jo të gjithë anë nevojë për të shkuar atje. Kjo minimizon mbingarkesat që krijohen në qendër,” u shpreh Bojaxhi.

Këto investime fuqizojnë rolin e spitaleve rajonale. Qëllimi ynë, theksoi ministri Beqaj, është që diagnostifikimi i sëmundjeve të bëhet sa më pranë qytetarëve.

“Çdo javë, rreth 10 sëmurë [nga Berati] detyrohen të shkojnë në Tiranë, ose ta bëjnë privatisht, duke paguar lekë në dorë, vetëm për provën ushtrimore.

Këtë vit, 500 vetë do ta marrin shërbimin në spitalin e Beratit, duke shmangur kohën që harxhojnë dhe shpenzimet, por do të na lehtësojnë edhe ë Tiranë, sepse do të ketë shumë më pak ngarkesë.

Si ky kabinet ka sot në të 11 spitale rajonale të Shqipërisë dhe në tre poliklinika të Tiranës. Praktikisht, kur filluam para 2 vjet e gjysmë nuk kishte fare, sot sëmundjet kardiake që kanë barrën më të madhe të sëmundshmërisë dhe që janë në fokusin e angazhimeve tona janë në vëmendje edhe me diagnostikë sa më pranë qytetarëve,” theksoi ministri Beqaj.

Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është mbulimi me shërbim kardiovaskular në të gjithë vendit. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • nuk ka ndonjè lajm bombastik, thjesht blerja e nje ECO, investim as 40.000€, qè mbulohet fare mire thjesht me faturat qè priten nga vetè spitali i Beratit….. Ku jane spitalet e reja??? RIkonstruktimet totale??? jo qindarkat, qe nuk perbejne lajm sepse duhet te jene rutina e perditshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *