Ashtu si kantaautori Gjergj Leka disa kohë më parë, edhe Frederik Ndoci duket se ka gërvishur cipën e “plagës artistike” të viteve ’80 në Shqipërinë komuniste.
Ai shprehet për disa nga artistët më VIP të asaj kohe duke rrëfyer se disa nga koleget e tij ishin jo vetëm të “preferuarat” e pushtetit, por edhe të shefave…
Në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Panorama”, Ndoci ka folur për Parashqevi Simakun, duke thënë se ajo ishte e afërt dhe e privilegjuar me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së në vitet ’80, Marash Hajati.
Këngëtari nuk ka folur hapur, duke lënë më tepër të nënkuptohet. Teksa flet për një çmim të parë të mohuar në festival, për shkak se vinte nga rehabilitimi, Ndoci shpërthen…
I pyetur nëse Simaku ishte vërtet e privilegjuar, Ndoci pohon: “Parashqevia ishte femër simpatike, sex appeal, bukuroshe dhe tashmë është marrë vesh nga media se çfarë përflitej për të, për jetën e saj private. Marash Hajati e kishte më afër Parashqevinë sesa këngëtaret e tjera, e donte më shumë atë dhe e privilegjonte më tepër. Arsyes se përse ishte kështu, nuk e di”, ka deklaruar Frederik Ndoci.
Ai ka vijuar më tej me këto rrëfime duke thënë: “Po, ishte më e preivilegjuar se të tjerët. Nuk i di arsyet e privilegjeve të saj, por po marr shembuj konkretë. Irma Libohova ka qenë shumë e mirë. Myfarete Laze ka qenë shumë e mirë. Parashqevi Simaku nuk ka qenë më e mirë se këto të dyja.
Tani, duke ju rikthyer bisedës te çmimi i parë, në bazë të letrave e kisha fituar unë. Në bazë të preferencave të drejtorit e kishte fituar Parashqevia, edhe pse ajo kishte sërish shumë letra, por ishin nja 70 letra më pak se unë. Ndërsa Anita Bitri ishte shumë, shumë larg me latra se sa ne të dy. Ishte një mijë zarfe më pak sesa ne”.
Ndoci ka vijuar më tej të flasë edhe për këngëtare dhe artistë të tjerë. Ai ka thënë edhe në lidhje me këngëtaren e madhe, Artisten e Popullit, Vaçe Zela, se ajo “ishte e preferuara e oborrit” (byrosë politike).
Po ashtu këngëtari ndoci ka rrëfyer se në videoklipin e këngës “Sytë e tu” është përdorur si imazh bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano, që atëherë ishte vetëm një maturante.

po ti Rik i kujt ishe i preferuar…po jot moter Rita e kujt ishe e preferuar ne Tirane kur benit shkollen per kanto dhe luanit neper filmat e kinostudios pa qene aktore….Riten e pelqenin shume ne televizion dhe e merrnin te prezantone shfaqje artistike,dhe gojet e liga thoshin se dinte te ulej mire ne preherat e shefave…..gje qe te hapte rrugen edhe ty per te marre kenge te mira,si vellai i saj??kur thua qe Mefaretja ishte kengetare me e mire se Parashqevija……lere mo e nga me,as e bukur nuk ishte se eshte qafoke,dhe as ze me te mire se ajo nuk kishte.por ju e kishit zili qe edhe pse e favorizuar,ajo ishte me e mira dhe me rrezatusja sado inat te keni ju provincialet kompleksike,bile edhe per Vacen,le te kuptosh qe s’ishte kengetare e madhe…..mire Gj.Leka ka mllefet e tija qe nuk e linin te shfaqte talentin e tij per arsye biografike,por ti mor RIK ca ke qe nxjerr vrer ndaj kolegeve te tu…….
Pavaresisht se mjaft konstatime te Ndocit une personalisht i kundershtoj, lidhja e Parashqevise me Hajatin, eshte folur shume nen ze qe na ate kohe.