Tre shqiptarë zunë faqet kryesore të medieve në Australi, pasi kishin kryer vjedhje të shumta në shumën e 600 mijë dollarëve. Paratë vidheshin në kasaforta dhe bankomate.
Bëhet fjalë për shqiptarët Simon Shehu 40 vjeç, Gjergji Nika 43 vjeç, Marsel Boka 33 vjeç dhe bashkëpunëtori i tyre italian, Aniello Vinciguerra, 35 vjeç, ndaj të cilëve janë bërë 82 padi penale. Shqiptarët dhe italianë kanë dalë përpara gjyqit.
Ata shkuan në Australi me vizë turistike në virin 2012, ndërsa qëndruan në Victoria. Sipas Gjykatës, të gjithë shqiptarët janë një familje pasi kanë lidhje gjaku mes tyre.
Deri në kohën kur ata u arrestuan në 8 Dhjetor 2014, ata thonë se kishin vjedhur më shumë se 580 mijë Dollarë. Katër të arrestuarit përdornin sende të forta për të hapur kasafortat dhe bankamatet. /Dita/
