“Ai që rri në shtëpi kur fillon lufta / dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij, / ai le të ketë mëndjen: sepse / kush nuk e ndau luftën me shokët, / ai me armikun do të ndajë disfatën…” Bertolt Breht
Në datën 21 janar 2016, Partia Demokratike i kërkoi Parlamentit tonë të miratonte ngritjen e një shtatoreje të Ibrahim Rugovës, në qendër të Tiranës. Nuk është hera e parë që PD-ja e shtron këtë kërkesë, pasi ajo, disa kohë më herët shkoi edhe më larg, ndërsa e krahasoi Rugovën edhe me Skëndërbeun! Me sa duket, motivacioni që paraqiti PD-ja, nuk e ka bindur mazhorancën. Edhe unë si qytetar i thjeshtë dhe si pjesmarrës në luftën për çlirimin e Kosovës, në këtë rast përkrah vendimin e mazhorancës sonë parlamentare. Dhe ja pse: Së pari, lufta në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 mori karakter kombëtar, se dhe vetë UÇK-ja mori tiparet e një ushtrie kombëtare, si në asnjë rast tjetër historik, përveç ushtrisë së Skënderbeut dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit. Por, krahas karakterit kombëtar që mori UÇK-ja, fatkeqësisht, populli shqiptar në Kosovë, në shumicën e tij u mashtrua nga politika pacifiste e Ibrahim Rugovës, duke u bindur se lirinë do t’ia dhuronin serbët nën presionin e Evropës dhe të tjerëve. A mund të presësh shërim nga ai që të shkakton plagën? Si rrjedhojë e kësaj propagande pacifiste, populli shqiptar në Kosovë përgjithësisht u bë i pavendosur dhe dyshues ndaj luftës me armë. Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e tij zgjodhi rrugën e mesme, indiferentizmin. Mirëpo, indiferenti nuk ndjen detyrim moral para shoqërisë. Këtë e ka shprehur artistikisht Bertolt Breht: “Ai që rri në shtëpi kur fillon lufta / dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij, / ai le të ketë mëndjen: sepse / kush nuk e ndau luftën me shokët, / ai me armikun do të ndajë disfatën./ Ai që luftën kërkon ta mënjanojë, / s’e mënjanon dot’ kurrë: sepse / për çështjen e armikut do të luftojë / ai që s’luftoi për popullin e tij”. Këto vargje të Brehtit përkojnë me atë që pat thënë dikur Presidenti Uillson, për angazhimin e SHBA në Luftën I Botërore: “Lufta do të jetë më e rrezikshme për ne, në rast se mbyllim dyert e dritaret, se sa po të dalim në rrugë e të ndeshemi me armikun”.
Rugova dhe UÇK
Që mazhoranca parlamentare e 21 janarit 2016 ka marrë vendim të drejtë, është edhe për faktin se Ibrahim Rugova dhe partia e tij, LDK-ja, ishin ata që e akuzonin UÇK-në si një ushtri e udhëhequr nga ideologji marksiste, komuniste, enveriste etj., dhe, çuditërisht, nuk e akuzuan për titiste!. Çfarë ishin këto akuza? Jo vetëm mosmirënjohje ndaj atyre që derdhnin gjakun për lirinë edhe të pacifistëve, por treguan edhe mediokritetin e tyre, pasi historikisht asnjë luftë nuk është zhvilluar për interesa ideologjike, por thjeshtë për interesa jetike. “Përsa i përket ideologjisë, ajo i arsyeton interesat jetike të luftës, shpjegon Ukshin Hoti, por nuk mund të jetë zevendësimi i atyre interesave”. Madje, lufta jonë në Kosovë pati edhe një veçori specifike: ojektivi final i saj ishte deri në kufijtë e çlirimit të Kosovës nga pushtimi Serbisë dhe nuk u shtri në sferën e çlirimit shoqëror, si dhe ishte një luftë edhe pa një program ekonomik. Vetëm këto dy fakte e bindin cilindo skeptik që ajo luftë nuk mund të akuzohej kurrësesi për tipare ideologjike, e cila shprehej edhe në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: “Ne luftojmë për shtet dhe jo për pushtet”.
Duke qenë se ky ishte objektivi ynë politik, prandaj nuk u angazhuam fare për objektivin për marrjen ose përmbysjen e pushteit paralel ekzistus të LDK-së së Rugovës. Dhe këtë nuk e vumë aspak në program, ndryshe do t’i kishim dhënë asaj lufte edhe tipare të një lufte civile, e cila u provokua nga LDK-ja, përmes ngritjes të të ashtuquajturës Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës” (FARK),duke angazhuar Tahir Zemën me gjashtëmbëdhjetë oficerë të tjerë. Madje pse Tahir Zema mori atë guxim për ta devijuar nga shtrati çlirimtar luftën që bënte UÇK-ja, prandaj Ibrahim Rugova e shpalli atë pas lufte “Legjendë e luftës”. Si mund të shpallej hero një komandant, i cili u largua nga lufta, duke marrë me vete mijëra ushtarë, dhe me të mbërritur në Bjeshkët e Nëmuna u tha: “UÇK-ja mori fund, tashti ikni në Evropë dhe mendoni për veten tuaj”, ndërkohë që në Himnin tonë Kombëtar thuhet: “Nga lufta veç ai largohet, që ka lindur tradhëtor”. Edhe vetë Rugova u largua nga lufta, edhe pse në Kushtetutën e Kaçanikut ai e kish emëruar veten Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. Ajo çka e rëndon edhe më shumë Rugovën, me atë ikje nga lufta, është edhe fakti se ai kish rënë dakord dhe e kish nënshkruar krijimin e Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës për drejtimin e luftës, madje në prezencën e zonjës Ollbrajt. Mos harrojmë edhe faktin tjetër që, as Rugova dhe asnjë prej udhëheqësve të LDK-së nuk është përkulur para një varri të dëshmorëve të asaj lufte,si dhe faktin tjetër që Rugova, gjatë qëndrimit në Itali, në gusht 1999 deklaronte: “Unë do të kthehem në Kosovë kur të jetë çarmatosur edhe ushtari i fundit i UÇK-së”.
A ka fyerje më të madhe për atë ushtri çlirimtare? Dhe ne duam t’i ngremë shtatore!
E veçanta qëndron se, po t’i marrësh si individë të gjithë intelektualët e Kosovës, që e akuzuan dhe e akuzojnë UÇK-në si enveriste apo marksiste, ishin dhe janë ndër titistët më të thekur! Ndërsa intelektualët kritizerë të shtetit amë, si ata që e heqin veten kozmopolitë, edhe ata që e heqin veten patriotë të mirëfilltë, ishin të parët që e kritikuan metodën e fitores së lirisë nëpërmjet luftës së armatosur, pasi lufta e armatosur, atyre iu duket jashtë mode. Kësaj lloj inteligjence i mungon vetëdija mbi realitetin, i mungon aftësia analizuese, ngaqë kanë dije të deformuara mbi realitetin e luftës sonë dhe të kombit tonë. Në këtë mënyrë ata u shndërruan në armiqtë për lirinë e Kosovës. Është fakt që ata luftuan më shumë kundër UÇK-së, se sa kundër propagandës dhe luftës së padrejtë të serbëve, të mbështetur nga të gjithë sllavët dhe fqinjët tanë. Do t’ua falnim atë qëndrim nëse sot do të kishin ndryshuar qëndrim. Pse nuk kërkon PD-ja dhe partitë e tjera të ngrenë të paktën një obelisk, për UÇK-në dhe vullnetarët nga Shqipëria, që shkuan për të dhënë gjithçka, edhe jetën, për çlirimin e Kosovës, por propozojnë për ata që e anatemuan atë luftë e atë ushtri çlirimtare?! Intelektualët, PD-ja dhe gjithë forcat e tjera politike të Tiranës, që mbështesnin dhe mbështesin Rugovën, e dinin mjaft mirë, se UÇK-ja luftonte kundër një shteti sllavo-komunist. Atëhere si mundet që UÇK-ja “komuniste” do të bënte luftë, duke u udhëhequr nga botkuptimi komunist, kundër një armiku me bindje të njëjta komuniste, nëse do të pranojmë se lufta jonë ishte luftë ideologjike?!
Mesazhi i Presidentit Klinton
Dihet gjithashtu që Rugova shkoi deri tek Presidenti Bill Klinton,më 28 maj 1998, i shoqëruar prej Fehmi Aganit, Bujar Bukoshit dhe Veton Surroit, për t’i kundërvënë UÇK-së edhe Amerikën, duke i thënë: “Grupet e armatosura në Kosovë, përgjithësisht kanë pikpamje të majta, pra janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste, si për shëmbull për Enver Hoxhën, i cili ka qënë diktator i madh komunist. Ka tani një lidhje sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë kur socialistët erdhën në pushtet në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore…. Kur në pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me të cilat ne kemi bashkëpunuar që nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër... Nga Shqipëria janë futur armë dhe mjete të tjera. Futen njerëz, futen gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit. Prandaj edhe marrëdhëniet tona me zotin Nano, marrëdhëniet e mia me të, janë ngrirë”.
Kjo ligjëratë e Rugovës, nuk ka kuptim tjetër veç asaj që Rugova dhe udhëheqja e LDK-së nuk kishin tendencë për ta çliruar Kosovën nga Serbia.
Mirëpo Presidenti Klinton e kundërshton haptaz Rugovën, duke i thënë: “Pra, (qeveria socialiste e Tiranës, D.G.), është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjej të mirë… Përse e keni këtë mendim? Të dhënat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnë këtë.”, (se luftën në Kosovë e nxiste qeveria socialiste e Tiranës, D.G.). Dhe më poshtë, Presidenti Klinton i përgjigjet Rugovës në favor të luftës që bënte UÇK-ja dhe kundër politikës nënshtruese të Rugovës, duke i thënë shprehimisht: “Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë për problemin e Kosovës… Ju duhet të takoheni me Nanon. Në se qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë…, por mundësitë e saj janë të pakta për gjëndjen që është atje… Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës”.
Ky dialog midis Presidentit Klinton dhe Rugovës tregon fare qartë që presidenti amerikan e njihte më mirë se Rugova situatën në Kosovë dhe ishte plotësisht i mendimit se vetëm me luftë të armatosur mund të fitohej lirija dhe jo me pacifizmin e Rugovës. Si ua merr mendja këtyre që i ngrenë shtatore Rugovës, se ky i fundit nuk e dinte atë që dinte Presidenti i Amerikës? Edhe intelektuali i “pavarur” i Kosovës që e pat marrë me vete Rugova në takimin me z. Klinton, Veton Surroi, edhe ai e mbështeti Rugovën në atë takim, duke i thënë z. Klinton, se: “Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist”.
Shpifjet e Rugovës dhe e mbështetësve të tij kunër UÇK-së e bënë punën e tyre, ato u pëlqyen dhe u morën si të vërteta nga disa polikanë të NATO-s, (ndoshta u pëlqeu ashtu), ndaj dhe këta të fundit janë shprehur disa herë se nuk e kanë patur dhe ende nuk e kanë të qartë se cili ka qënë programi politik i UÇK-së. Ky gjoja dyshim i tyre u konkretizua jo vetëm në mos deklarimin zyrtar të UÇK-së si aleate e tyre, kuptohet pas luftës, por edhe në mos pranimin e saj si palë fituese në bisedimet e Kumanovës, ndaj dhe vitin e kaluar ngritën Gjykatën Speciale, kundër pjestarëve të UÇK-së dhe aspak kundër serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që vranë shqiptarë dhe dogjën Kosovën. Dhe,çuditërisht, për ngritjen e kësaj gjykate u shprehën dakord jo vetëm LDK-ja tërësisht, por edhe PDK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi!
Përgjigjia e z.Klinton, nuk ishte gjë tjetër veçse kursi politik i SHBA, e përcaktuar nga Doktrina Monro, doktrinë e cila është vënë në jetë në Amerikë, për herë të tretë nga zoti Klinton, ndaj dhe u quajt Doktrina Klinton, e cila pak a shumë përcaktohet kështu: Kudo që shpaloset flamuri i lirisë apo i pavarësisë, atje do të jetë zemra e Amerikës. Ndaj dhe ai deklaroi në fund të atij takimi, duke thënë: “Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohej në një Bosnjë të dytë”, që tregon se po ia bënte të qartë Rugovës: Ju filloni luftën, se ne nuk do ta lëmë Serbinë të përsërisëmasakrat si në Bosnjë.
Le të na thonë këta që i bëjnë hosanara Rugovës, se si do ta justifikonte Amerika ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, në rast se nuk do të kishte luftë, në rast se nuk do të kishim UÇK? Pse nuk ndërhyri ushtarakisht NATO-ja në Kosovë të nesërmen e takimit të Rugovës me z.Klinton, ose pas tre a gjashtë muajsh? Kush duhej ta bënte luftën? Ata që pajiseshin me viza europiane nga ato agjencitë shqiptaro-serbe, që vepronin me dijeninë e udhëheqjes së LDK-së dhe të Rugovës e nën hundën e tyre, në të gjitha lagjet e Prishtinës?
SHBA faktorizojnë UÇK-në
Le ta shohim atë takim të Rogovës me z.Klinton edhe në një kënd tjetër. Në Kosovë kish të paktën tre muaj që bëhej luftë e armatosur, kur Rogova shkoi në Pentagon. Në atë moment kohor, për të cilin po flasim, personi dhe faktori politik më i njohur në Kosovë nga ndërkombëtarët ishin Rugova dhe partia e tij. Klintoni, duke i qëndruar besnik Doktrinës Monro, e priti Rugovën, pasi në atë kohë, Rugova dhe partia e tij ishin i vetmi faktor politik dhe e vetmja rezistencë politike në Kosovë, në rast se do ta quajmë rezistencë. Mirëpo, po të analizojmë kronologjinë e ngjarjeve të mëpasme, (pas atij takimi), del se pritja e Rugovës dhe e Bukoshit nga Klintoni, nuk duhet kuptuar se SHBA përkrahnin politikën e Rugovës. Për këtë po i marrim ngjarjet me radhë.
E para, atë ditë të takimit, më 29 maj, Serbia filloi një operacionin të gjerë ushtarako-policor kundër forcave të UÇK-së, në Dukagjin dhe në Drenicë. UÇK-ja iu kundërpërgjigj me një rezistencë të konsiderueshme, gjë që Serbisë iu desh të angazhonte edhe aviacionin ushtarak. Kjo bëri që luftimet të zgjateshin me ditë të tëra.
E dyta, ai operacion dhe zgjatja e tij për meritë të UÇK-së, tërhoqi vëmendjen e gjithë botës demokratike, ndaj dhe ajo e anulloi mbledhjen e G-8, e cila ishte parashikuar të mbahej në 3 Qershor.
E treta, duke mos e pritur atë kundërveprimin të fuqishëm të UÇK-së, Serbia, pa dëshirën e saj, e prezantoi UÇK-në si faktori kyç në zgjidhjen e fatit të Kosovës dhe automatikisht e devalvoi, në sytë e Amerikës dhe diplomacisë ndërkombëtare, pozicionin pacifist indiferent për çlirimin e Kosovës të Rugovës dhe LDK-së.
Millosheviçi, si i zgjuar e i djallëzuar që ishte, e kuptoi shpejt që me atë operacin bëri tre gabime: i pari, bëri autogol; i dyti, nxori nga skena politike Rugovën; i treti, nxori në plan të parë UÇK-në. Kjo është arsyeja pse Millosheviçi në 3 Qershor kërkoi me urgjencë, përmes mediave, takim me Rugovën, duke premtuar se do të ndryshonte Kushtetutën dhe se Kosova do të fitonte statusin e njësisë së tretë federative. Këto janë arsyet kryesore pse u fut në lojë edhe Vatikani, për atë takim të Rugovës me Millosheviçin.
E katërta, Amerika, duke e parë nga afër rezistencën e UÇK-së në atë operacion, përmes të dërguarve të saj, bëri analizën e situatës dhe doli në përfundimin se ajo ishte dizinformuar për UÇK-në, ndaj i kërkoi ambasadorit Gellbard, i cili lëvizte sa në Beograd në Prishtinë, të jepte informacion se çfarë po ndodhte aktualisht në Kosovë. Dhe, z. Gellbard, në 5 qershor i jep intervistë gazetës serbe “Europea”, ku thotë: “UÇK-ja nuk është terroriste dhe se në Kosovë kemi kryengritje të armatosur”. Ç’farë duhet të kupojmë nga kjo deklaratë? Kuptojmë se Rugova duhet t’i ketë thënë të kundërtën Klintonit për UÇK-në, pasi s’kish pse e theksonte z. Gellbard, në mënyrë të veçantë: “UÇK-ja nuk është organizatë terroriste por është një ushtri çlirimtare”.
E pesta, një ditë më vonë, në 6 qershor, Drejtori Politik i Ministrisë së Jashtme Gjermane, i cili kish ardhur në Prishtinë, deklaron: “mos t’u shkojë ndërmend ju shqiptarëve se Perëndimi do të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë”. Kjo deklaratë diplomatike, për ata që kanë tru, është shumë e qartë: “Shqiptarë, rrëmbeni armët si e vetmja rrugë që u ka mbetur, meqenëse kini filluar kryengritjen e armatosur, çojeni atë deri në fund, nuk ka rrugë tjetër. Mos prisni që t’u çlirojmë ne”. Në diplomaci më shumë rëndësi ka mënyra si e thua dhe jo çfarë thua. Diplomatët lexohen midis rreshtave.
E gjashta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e patur të qartë, se për momentin ishte e pamundur të ftonin në Shtëpinë e Bardhë një përfaqësues të UÇK-së, për t’u qartësuar më tej rreth saj, prandaj Presidenti Klinton, në 8 Qershor, nis në Junik ambasadorin Hill, i cili, pasi vizitoi zonat e luftës në Dukagjin u kthye në Prishtinë dhe deklaroi: “nuk mund të ketë negociata të suksesshme për Kosovën pa riorganizuar faktorin politik shqiptar të saj në përputhje me rrethanat e reja politike dhe ushtarake në Kosovë”. Kjo deklaratë amerikane e shpallte këtej e tutje Rugovën si të padobishëm për Kosovën dhe Amerikanët.
E shtata, z. Klinton, për t’u bindur përfundimisht se Rugovës i kish ikur koha dhe se lufta me armë në Kosovë ishte serioze dhe e organizuar, Ai, pasi kalojnë dy javë, nisi në Kosovë ambasadorin Hollbruk, me porosi që të takohet me çdo kusht me përfaqësuesit e UÇK-së, në terren. Dhe Hollbruk, në 24 qershor, i shoqëruar edhe nga ambasadori Hill, duke marrë me vete edhe shumë gazetarë të huaj dhe vendas, shkon në Junik dhe takohet me Lum Haxhinë, zëdhënësi i UÇK-së për nënzonën operative të Rekës së Keqe. Kush ishte Lum Haxhia? Një shkrimtar dhe gazetar shqiptar, i dënuar politik, që vinte nga Perëndimi. Ishte i pari diplomat i lartë amerikan, që takohet në front dhe shtrëngon duart me komandantët e UÇK-së. Atë takim e dhanë gjithë TV-të e botës. Ai takim i tregoi Rugovës dhe gjithë Evropës se, Amerika pozicionohet zyrtarisht dhe botërisht në krah të veprimtarisë së UÇK-së dhe e shpallte drejtpërsëdrejti atë si faktorin kyç dhe luftën, si rrugën e vetme në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Me atë veprim diplomatik, Amerika i thoshte popullit shqiptar: Rrëmbeni amët se, vetëm kështu na keni në krah!
Kapitullanti
Serbia, duke e parë se UÇK-ja po merrte mbështetje ndërkombëtare dhe kjo po shtonte radhët e saj, në fund të korrikut, pasi sjell në Kosovë shumë forca të ushtrisë, ndërmori një operacion të gjerë ushtarak kundër UÇK-së në të gjitha territoret që deri atëhere kontrolloheshin prej saj, operacion i pabarabartë, i cili gati e shpërbëri UÇK-në. Pse e bëri këtë sakrificë Millosheviçi? Që të shpëtonte Rugovën, ta linte atë të vetmin faktor politik në Kosovë. Mirëpo, pas një periudhe disa mujore, dhe këtu merita të veçanta i duhen dhënë Bislim Zyrapit, UÇK-ja u ringrit përsëri dhe u bë më e fuqishme se ç’kish qënë më parë.
Gjatë kësaj periudhe SHBA vazhdonin të mbanin kontakt edhe me Rugovën edhe me UÇK-në, duke vepruar me zgjuarsi, për të mos lënë të kuptohej se SHBA përkrahnin njërën apo tjetrën. Kjo politikë bëhej nga Amerika, pasi ende nuk ishte bindur se do ta merrte apo jo veten UÇK-ja, e cila varej nga ne shqiptarët. Amerika ndjek politikën e përkrahjes të atij që është më i forti në terren, për këtë arsye UÇK-në ajo e kish në plan të parë. Pse?, do të pyesë ndokush. Sepse fundi i vitit ’98 e gjeti UÇK-në të riorganizuar dhe, si e tillë, ajo e përballoi me sukses ofensivën dimërore të ushtrisë serbe dhe, nuk ndodhi ajo që pat ndodhur me të në korrik-gusht 1998. Ky fakt e shndërroi UÇK-në në forcën politike dhe ushtarake kryesore dhe më të rëndësishmen në Kosovë. Me këtë veprim UÇK-ja fitoi provimin para SHBA dhe diplomacisë ndërkombëtare. Vetëm pas këtij momenti, kur UÇK-ja u bë zonjë e vetes, diplomacia ndërkombëtare doli me idenë e thirrjes së një koference ndërkombëtare,Rambujenë.
Pra, në prag të ndërhyrjes së NATO-s ushtarakisht, kemi mbështetje të UÇK-së dhe jo të Rugovës, sepse ishte UÇK-ja tashmë ajo që përcaktonte politikën në Kosovë. Hoqi dorë Amerika nga Rugova, hoqën edhe të tjerët, përveç italianëve dhe francezëve, duke kaluar në krahun e UÇK-së, si faktori i vetëm i brendshëm dhe kryesor.
Për këtë përfundim kemi një fakt tjerë shumë më kokëfortë: në 30 Mars 1999, Shtabi i NATO-s deklaroi: “Ne po sulmojmë me aviacion, por edhe shqiptarët duhet të organizohen e të vetëmbrohen”.
Për të mos u zgjatur më tej me faktet që Rugova ia mohoi vetes ato merita që pati me themelimin e Republikës së Kosovës, mendoi ta ilustrojë me shkuarjen e tij në TV e Beogradit, pasi Qeveria e Përkohshme dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishin shpallur mobilizimin e përgjithshëm, dhe i bën thirrje NATO-s dhe SHBA që të ndërpriteshin bombardimet ndaj Serbisë! “E kam pyetur Rugovën disa herë, -shkruan ish-Përfaqësuesi Special i OKB në Kosovë, Kushner,- se pse e bëri atë veprim, dhe asnjëherë nuk më ktheu përgjigje”. Nëse do ta kishin çuar në Beograd me detyrim, Rugova nuk kish pse shfaqej gjithë buzëqeshje kur bëri atë thirrje.
Është interesant, pasi kemi edhe një rast tjetër të ngjashëm në histori si ky i Rugovës me Millosheviçin. Është rasti i gjeneralit francez Peten, Heroit më të math të Francës në Luftën e Parë Botërore, i cili, me pretendimin për të shpëtuar Francën, iu nënshtrua presionit të Hitlerit, duke pranuar të drejtonte gjysmën e Francës, atë nën Gjermani, në vitet 1940- 44. Për atë veprim të tij, Gjykata e Lartë e Francës e dënoi me pushkatim gjeneralin Peten, në moshën 84 vjeçare, por që De Goli ia ktheu në burgim të përjetshëm. Meritat që kish patur dikur Peten i hodhi poshtë me nënshtrimin që ai bëri karshi Hitlerit. Edhe Rugova, me atë veprim që bëri, jo vetëm që humbi përkrahjen e Amerikës, por ai humbi respektin e shumicës së shqiptarëve dhe autoritetin moral që kish fituar vitet para se të niste lufta.
Por, nuk përjashtohet mundësia që dikush të shtrojë pyetjen: Kur Rugova ka gjithë këto gabime politike e atdhetare, si mund të shpjegohet që respektohet kaq shumë nga Kosova dhe nga vetë Hashim Thaçi, të cilët shkojnë çdo 21 janar e përulen para varrit të tij? LDK-ja dhe të gjithë ata që i kanë justifikuar ato veprime të Rugovës veprojnë në këtë mënyrë, për të mohuar atë që thotë Brehti: “kush nuk e ndau luftën me shokët, ai me armikun do të ndajë disfatën”; ndërsa Hashim Thaçi dhe përkrahësit e tij e bëjnë thjesht për t’u pasuruar nëpërmjet pushtetit të tyre pa lavdi.
***************
*Kush është Dilaver Goxhaj
Kolonel Dilaver Goxhaj ka lindur në vitin 1948 në Gjirokastër. Në vitin 1979 shpallet oficeri më i dalluar në ushtri dhe dekorohet. Më pas mbaron studimet në Akademinë Ushtarake. Me rivendosjen e gradave në ushtri i jepet grada kolonel. Në fillim të vitit 1999, shkoi vullnetar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ju besua detyra e zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në atë luftë ju besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n. Me mbarimin e luftës emërohet shef I kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, deri në shkrirjen e asaj qeverie.

Ca do ky plehra islamike ne Shqiperi? ky pseudo president nuk ka ardhur ne shqiperi kur ishte gjalle
Ne vuajme nga mente e kokes.Kur banda e Berishes u be shkaterruesja e ushtrise shqiptare,duke derguar per skrap e duke shitur armatimin,oficeret e ushtrise shqiptare u paralizuan.Do ti kerkoni ato tanket kineze qe ja falet grekut!
Per çfare na duhet busti i RRUGOVES ne mes te Tiranes? Per ti bere karshillek Ahmet Zogut? Keto jane mendime te kryekriminelit Sali Berisha.Qe te dy keta monstra jane armiqet me te medhenj,dhe ne te urryer te kombit shqipetre.Kete e di dhe Sali Berisha,por ai me shume e bene per inat te te popullit qe nuk e do.Ngritja e bustit te Rrugoves ne Tirane eshte i panevojshem,nuk na sjell ndonje fitim,dhe nuk duhete te ngrihet.
u mesuam tani qe bustet e heronjve te vertet hidhen tek plherat dhe ngrihen bustet e tradhetareve ne mes te tiranes
Nuk e kuptoj deshperimin e z.Goxhaj kur PD(Parti e Dallkaukeve)kerkon qe Bim Rugoves ti ngrihet nje permendore!Eshte e drejta e saj qe te gjithe tradhetaret tashme te reabilituar nga kjo parti dallkaukesh duan qe njerezit e tyre te nderohen me permendore tashme ne Tirane dukuri kjo e konstatuar me permendoren e satrapit Zog,ku asnje nuk reagoi e nuk reagon!PD-ja nuk e kerkon permendoren e tij me motivacion “Per merita te veçanta ne luften e Kosoves” por po ti pyesesh ndoshta do te te pergjigjen se ai(Rugova) ka qene i nje linje me ta e ender ka patur edhe ai shkaterimin e Shqiperise ame(di dhe keta derdemene)duke ia njesuar nje pjese te Kosoves e duke bere nje shtet te ri e perse jo te quajtur “D(h)ardani”!Me thoni ke nga trimat e ketij kombi ka nderuar kjo parti dallkauke,mos valle behet fjale per hajdutin e pulave e killerin Azem Hajdarin,mos valle bandat kriminale qe dergoi ne Vlore ne 97 per te djegur e vrare verioret, ku tashme prehen ne vorrezat e deshmoreve te rene per liri e jo per tradheti!Nje popull qe kalon çdo dite perpara bustit te Ahmet Zogut e nuk ndergjegjesohet eshte i destinuar qe tu ngreje permendore atyre qe e kane tradhetuar gjithnje kauzen e tyre !Kerkimi me kembengulje i PD qe ti hapi rruge Rugoveve eshte se pas ca vitesh kjo parti e Dallkaukeve do ti kerkoje parlamentit te vendose nje bust edhe per tradhetarin me te madh te ketij vendi ,tadhetarin me nofken amorale “Burre shteti” ose 008 Sali Berisha!Ne fund te fundit kjo eshte kauza e tyre!
Per mendimin tim ti ngrihet munumenti per krah satrapit Zog dhe per krah tyre te ngrihet ai i kriminelit Berisha dhe te quhet sheshi TRADHETIA se kjo i shko per shtat ketyre tre tradhetarve qe jane te dekumentuara me ze e figure dhe ska lume e detit qe i lan tradhetite e maskaralleqet e tyre.
Kombi Shqipetar duhet ti ngrej nje permendore e perse jo edhe ne mes te Tiranes mikut me te madh te ketij vendi e kombi Bill Klintonit.Motivacioni:Ndikoi drejtpersedrejti ne luften e Kosoves e cila tashme eshte bere shtet i pavarur dhe ne 1998 nuk e njohu puçin e shtetit te organizuar nga kryekrimineli Bersha !Dy here eshte gjendur prane ketij kombi ne momentet me te veshtira,nderhyrjen ushtarake ndaj makines vrastare Beogradase dhe mosnjohja e qeverise Berishiste e 98 ku ballistet e tipit E.Spahia deklaronin nga televizioni kombetar TVSH se pas pak çastesh kryekrimi i tyre Berishe do te mbaje nje fjalim!Ndersa ky popull duhet te kerkoje permendoren e Bill Klintonit,kryekrimi le te kerkoje permendore Xhorxh Bushit si drejtor te CIA-s!
TURPI NGA NDERI NDAHET NGA NJE ‘FIJE’!
Pas 25 vjetesh ‘shperberje’ te nje kombi te kerkosh te ‘perjetesosh’ shperberesit qofshin ata ‘intelektualee’ perfshi edhe islamiket ‘Braçe’ apo pse jo edhe ‘IS’ do te thote ti nenshtrohesh fatit se ky vend u kthye ne ‘Shprehje gjeografike’ si e desh i madhi ‘zot’!
Populli i Kosoves ka te drejten e tij kur flitet per shumice (me referendum)ndaç t i ngreje monumente ne òdo rruge,ndaç ta mbajne bustin si hajmali ne òdo shtepi e ndaç ta varin ne xhaketa si fotografine e shokut MAO—–POR KURRRE SHQIPETARET!PSE!?
Opinionin do ta jap si shqipetar me ‘dylbine e perendimit’!
——————————————————–
Kur populli Shqipetar gjate luftes se dyte boterore derdhte gjak si tere popujt e Botes kunder fashizmit per liri e pavaresi nje pjese e popullit kosovar e ‘sektit’ RRugova apo DEVA u bashkuan me krimin e nazizmin e per turpin e ketij kombi krijuan edhe divizionin ‘SS’ me emerin e heroit kombetar SKENDERBEU duke krijuar edhe kampin famekeq te perqendrimit ne djepin e shqipetarizmes Prishtine te ruajtur nga ‘kosovare’ pa u marre me 103 viktimat te RINJ qe u vrane ne ikje te fashizmit ne kete kamp e pa u marre me qeverrine e daj Xhaferit e ‘4 Shkurtit’ ne Tirane!
Pas 55 vjetesh kur populli kosovar ,shumica kerkoi pavaresine nepermjet grykes se pushkes,’pushtat’ kujslinge kesaj radhe jo ne sherbim te Hitlerit po te ‘harkanit’ jetonin e mernin avdes nen mbrojtjen e ‘pushtuesit’ si 55 vjet me pare nen ‘udheheqjen’ e mesimeve te Ibrahim Rrugaçoviq!
Me shume se 3 milion shqipetare ne vitet e luftes ne Kosove qe jetojne ne vendet perendimore jane ndjere te TURPERUAR,ofenduar e persekutuar kur ne tere MEDIAN e shkruar e vizive te EUROPES PLAKE ne òdo emision kushtuar kesaj lufte ‘te pa drejte’ protagoniste ishin te VETEMIT -ambasadore serbe,shume te afte per te ‘mbrojtur’ luften dhe krimet e Serbise ndaj popullit te pa mbrojtur shqipetar,ne nje kohe kur populli luftetar i Kosoves nuk kish ‘AVOKAT’ as nga kujslinget e Millosheviçit me emerat ‘Ibrahim’ e as nga si vellezerit ‘sKipetare’ salisjane,ilirjane,nanoiste e antishqipetare qe perfaqesuesit e tyre ne perendim mendonin si te vidhnin ndonje banane e te benin ndonje ‘biznes’ ne kurriz te ndihmave ndaj nje populli te vuajtur!
Si shqipetar nuk jam ndjere me ‘inferior’ ne jete kur òdo dite me delte ne programet televizive italiane ambasadori serb me origjine malazeze qe per te mos ja ngrene hakun edhe pse i ri ne moshe e mbronte si diplomat i karjeres gjenocidin serb ndaj kosovareve siku te ishte e ‘KUNDERTA’!
Nuk jam ndjere me keq si shqipetar kur pas ‘pilafit’ nje ‘kosovar’ se shqipetar nuk mund te jete me emrin Ibrahim ,pasi kish mbaruar lufta dhe dihej nga do anonte fitorja e ‘liroi’ agjentura per te kerkuar ‘strehim politik ne Europe dhe Europa i kthehu krahet ashtu si e meritojne tradhetaret -LIMON I SHTRYDHUR!
P.S Nga teritori i Rrepublikes se Shqiperise duhet te hiqen tere simbolet e vena pa kriter ne keto 25 vjet duke ju nenshtruar nje analize te thelle e studjuar nga akademija e shkencave tek parlamenti si pjese e historise qe nuk duhet te jene ne dore as te Berishes e as Mziut apo Bshes e as te Velise,nga busti i tradhetise e hajduterise Zogolli tek Hajdaret e vorrezave te kombit e me radhe.
‘Nipi per dajen hedh pushke’!Xhafer Deva antishqipetar,kujslin koloboracionist me nazizmin,Rrugova antishqipetar kujslin koloboracionis me Serbin.
Rugova ka qene dhe mbetet TRADHETAR DHE ARMIK I KOMBIT SHQIPTASR!
Rugoven le ta gjykojne vete kosovaret dhe po deshen le t’i ngrejne shtsatore sa te duan,por ne Shqiperi ai NUK KA VEND pervec se ne…..WC!
Krejt kjo qe thote koloneli i luftes sone te perbashket, eshte e sakte, absolutisht e sakte. Tradhtarit Ibrahim Rugova t’i ngritet shtatore ne Tirane? Kete nuk e thote as Zoti! Kete qe ka propozuar tradhtari tjeter Sali Berisha dhe partia e tij PD, nuk habite fare, sepse rrenjet e anti shqiptarise i ka mbjellur ne PD Ibrahim Rugova me shtabin e tij shqiptaro-serb e udbashokosist rezident ne Tirane. Prandaj duhet te kihet kujdes edhe tek pasardhesit e tij ne PD, sidomos te Lulzim Basha… PD para se te jep propozime te tilla per nderimin e tradhtareve te Shqiperise e te kombit shqiptar, duhet te pergjigjet penalisht per shkaterrimin qe po i ben tash e dy dekada e gjysme Shqiperise, per shkaterrimin qe i beri Ushtrise Shqiptare, Akademise se Shkencave dhe te Arteve, Arsimit Shqiptar, Ekonomise, Turizmit… etj. Duhet ta dine shqiptaret kudo se emri i Ibrahim Rugoves dhe i LDK eshte i urryer prej te gjithe shqiptareve, sepse prejardhja e tyre eshte anti shqiptare, eshte jugosllavo-serbe… Dhe ata qe festuan e nderuan 10 vjetorin e vdekjes se tij ne Prishtine dhe ne Tirane jane po aq anti shqiptare dhe nje dite do t’i mbuloje turpi i tradhtise qe po i bejne Shqiperise e kombit shqiptar… Po te mos ishin keta tradhtare te Kombit e te Shtetit Shqiptar, Shqiperia menjehere pas luftes se UÇK do te ishte e bashkuar! Kujdes Shqiperia ime, se UDBashat dhe KOSistat e LDK i ka pergatitur dhe specializuar Tita e Fadili per ta pushtuar e poshteruar SHQIPERINE TONE!…
Te lumte, kolonel!
DRENICA E KUQE
Zoti Goxhaj
Per here te pare lexoj nje resume te gjithe asaj lufte heroike te UCK te udhehequr nga komandantet heroike nga bijte me te zgjedhur te Kosoves dhe angazhimi i shume ushtarakeve nga Shqipëria ne ndihme te vellezerve kosovare, na ben mjaft krenar per gjithe ate gjenerate ushtarakesh per te cilet eshte folur pak, per te mos thene fare,pasi si gjithmone kodoshet e politikes dine ta vjedhin mjaft mire lavdine e tjetrit per ta bere te tyren .
Do desha Zoti Goxhaj qe lufta heroike e UCK te zere me shume vend, si ne median e shkruar edhe ate vizive ,mjaft uje kemi kaluar ne mullirin e Baçit dhe te Sales .Ka ardhur koha te thuhen te vertetat me ze te larte, te ndajme shapin nga sheqeri ,se do ti gjeje vellezerit kosovar si ne ketu, qe shkulem bustin e Heronjve te Vigut dhe ngritem ne mes te Tiranes per turpin tone bustin e ahmet zogollit ,per tju bere karshillek Heronjeve te Luftes NC qe derdhen gjakun e tyre per çlirimin e Shqiperise, se mund te behesh mjaft mire hero dhe duke e shitur Shqiperine !Ky eshte mesazhi qe banda kriminale e quajtur PD ka kaluar ne keto vite te renda tranzicioni ne nje lufte te pa shoqe per manipulimin e shoqerise ,ku ka ngritur lart antivlerat per ti vene per fund vlerat .Eshte bere mjaft dem ne helmimin e shoqerise shqiptare ,nuk ka si te shpjegohet ndryshe qendrimi kaq i gjate i shtatores se tradhtarit te kombit ne mes te Tiranes ,nga ku mer zemer akoma kjo bande per te vazhduar me te tjere zojesez nga te dy anet e kufirit tju ngreje permendore edhe pse ata nuk jane aspak heronje ne syte e popullit te tyre dhe kjo do vazhdoje per shume kohe perderisa nga populli nuk ka asnje reagim.
I pa harruar qofte kujtimi e deshmoreve te UCK dhe e komandantit te saj te lavdishem ADEM JASHARIT .
Ky kryespiuni qe nuk donte te firmoste Rambujen dhe nipi i Xhafer Deves qe masakroi qytetaret e Tiranes me 4 shkurt 1944 ska vend ne Tirane,ose po e sollen do te kete fatin e bustit te Enverit,une jam demokrat ne shpirt,po jo te vijne plehrat ne kryeqytetin e kombit!
Analize e plote, gati shteruese, qe tregon hapur se vendosja e shtatores se Rugoves, por edhe emrit nje rruge kryesore te Tiranes, jane veprime poltike ne kundershtim me te vertetat historike. Prandaj edhe duhet te mos pranohen.
Cjane keto mendje qe bejne kete propozim ne kete moment qe po kalojme???
Kuptohet fare lehte qe ajo eshte vetem nje. Dhe ai e di mire perse e ben kete. Keshtu ka vepruar gjithmone.
Zoti Berisha e di mire se Tirana nuk ka per ta pranuar nje shtatore te Rugoves ne trupin e saj, Por Te thelloje ndarjen ndermjet dy pjeseve natyrale te kombit dhe mbi kete te ngreje vlerat e tij si i vetmi lider qe i bashkon shqiptaret. (kur aksionet e tij ne bursen politike kane shenuar minimumin historik dhe pret me ankth shpalljen e falimentit)
Hedhja ne treg e ketij propozimi, ne kete kohe, behet per te zhvendosur vemendjen nga debati per reformen ne drejtesi dhe situaten ne Kosove.
Le te jemi me konkrete: Cfare vlerash ka per Tiranen/Shqiperine Rugova ????
RUGOVA TË RRIJË ATJE KU ËSHTË, EDHE RRUGA NË TIRANË S’E MERITON TA KETË, POSHTËRSI E PD QË E HOQI HERONJTË E 4 SHKURTIT, NDONËSE ASHTU E THËRRASIN NË GJUHËN E POPULLIT. AI ISHTE NJË NJERI QË S’BËRI ASGJË PËR SHQIPËRINË DHE AS PËR POPULLIN E VET, MOS NA NGRINI SHTATORE PËR NJERËZ KOTI. VËRENI NË VËND DINJITETIN DUKE VËNË SHTATOREN E E. HOXHËS ATJE KU E KISHTE OSE NË OBORR TË SHTËPISË SË TIJ NË GJIROKASTËR.
Kjo eshte marezi , kjo eshte djallezi , po cfare kerkon ky Djalli Berishe , ky anti shqiptar qe Shqiperine ta beje Kosove , Jo Kosoven nje pjese krahine , rajon te Shqiperise ?
ESHTE NOLI,PARA RUGOVES.
Para Rugoves Shqiperia ka pasur dhe ka te madherishmin,te pa vdekshmin, FAN STILIAN NOLIN,kur Noli luftoi per atdheun,per Shqiperine,Rugova as qe egzistonte.Sa ka bere Noli per Shqiperine, Rugova kure s’mund ta bente.
Perse mungon ne Kryeqytet shtatorja e ketij gjeniu te pa aritshem,veprat e te cilit ju politikanet po i shijoni si parazite kolltukeve te pa merituar.
Perse ofendoni gjithe shqiptaret perparimtare per kete c’vleresim te Nolit?Kush e ben kete krim ne atdhe?kush e komandon?jazek qumshi i nenave qe ka uhqyer keta percaresa.
KESHTU SIC E KEMI ZENE,DO NA MBYTIN MONUMENTET E ANTISHQIPTAREVE.