FOTO/ Arrestohen dy shtetas në një lokal nate duke konsumuar kokainë

Saimir Lleshi

Dy shtetas u arrestuan në flagrancë nga policia e Tiranës. Në pranga përfunduan Tomorr Hasanaj, 29-vjeç, si dhe Agustin Leka, 47-vjeç, pronar i një lokali në Tiranë.

“Këta shtetas u arrestuan sepse në orën 01.45, në një lokal, gjatë kontrollit të ushtruar u gjet në njërën prej tavolinave, një pjatë metalike në formë vezake, me mbetje lënde narkotike të bardhë, e dyshuar si kokainë”, sqaron Policia.

Sipas deklaratës, është gjetur edhe “një kartë bankomati BKT në emër të shtetasit Tomorr Hasanaj dhe një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e palosur ne forme gypi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

IMG-20160124-WA0004

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *