Gjatë 2015-s u bllokuan 10 mln litra karburant, squfuri element problematik

Dita
Eksperte te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise, gjate nje aksioni per matjen e pompave ne nje pike karburanti ne kryeqytet, ku jane verejtur abuzime me sasine e karburantit.

Inspektoriati Shtetëror Teknik  dhe Industrial ka bllokuar rreth 10 milion  litra karburante jashtë standarteve.

Drejtoresha e këtij institucioni, Ejana Xhixha, bën me dije se gjatë 2015 janë bllokuar edhe 95 subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret  e vendosura në ligj.Ndërkohë përsa i përket shqetësimeve të ngritura nga qytetarët se shumë automjete nuk kalojnë testin e emëtimit të gazrave për shkak të cilësisë së karburantit, Xhixha  deklaron se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë çështje, raporton Ora News.

Gjatë 2015 në Shqipëri janë bllokuar 95 subjekte të tregtimit të karburanteve si dhe 10 milion litra karburant jashtë standarteve.

Kryeinspektorja e Inspektoriatit Teknik dhe Industrial Ejana Xhixha  deklaron se janë realizuar inspektime në të gjithë territorin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *