Që pas regjimit komunist, një nga problemet në vendin tonë ka qenë dhe mungesa e tualeteve publike.
Pak muaj më parë, Bashkia e Tiranës nisi një nismë për vendosjen e tualeteve publike të lëvizshëm në zonat më problematike të kryeqytetit. Për të vendosur rregull, Bashkia aplikoi edhe gjoba ndaj qytetarëve.
Por gjithsesi, duket se në periferi gjendja vijon që të mbetet problem. Madje, edhe punonjësit e policisë në këto ditë të ftohta janari duket se kanë “harruar” ligjin dhe kanë menduar zgjidhjen më të shpejtë të hallit që ata kanë.
Në rrjetet sociale qarkullon kjo foto e një punonjësi të policisë rrugore që për disa sekonda ka lënë detyrën.
