Kaltrina vajza e DR Florit, fillon të këndojë dhe plotëson grupin West Side Family.
Pjestari i grupit “West Side Family”, Landi, është njëri prej konkurentëve në emisionin “Në 1 javë” i cili ka përlotur të gjithë me performancën e tij. Landi ka menduar të “ribashkoje” grupin West Side Family edhe pse Dr. Flori nuk jeton më.
Por ajo që ngjalli më shumë emocione ishte vajza e DR. Florit, që zëvendësoi zërin e të atit në këngët e famshme të West Side Family.
Në publik ishte dhe Blerina, e shoqja e Dr.Florit, e cila nuk i ka mbajtur dot lotët. Edhe konkurentët e tjerë janë përlotur. Në përfundim të performancës Arbana e pyet Kaltrinen se çfarë mesazhi ka për babi Florin dhe ajo me lot në sy i përgjigjet: “Unë e dua shumë babin”.
Urojmë që Kaltrina të bëhet po aq e zonja sa edhe babai i saj.
Kaltrina vajza e DR Florit, fillon te kendoje dhe ploteson grupin West Side Family.Emocione te forta.
Posted by Olti Curri on Sunday, January 24, 2016

Landi je 1