Një konteshë austriake, rrugëve të Shqipërisë me një makinë të hapur në vitet 1930!
Edhe sot, kjo do të bënte përshtypje.
Artan Lame, studiues, lajmëron se Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka qenë një konteshë austriake, nga ato gratë energjike, të mbetura pa qëllim pas fundit të “belle epoque”, që vinin vërdallë nëpër skutat e Evropës për të gjetur emocion.
Ai shkruan se në vitin 1936, bashkë me një shoqen e saj, bën një udhëtim me makinë nëpër Shqipëri, duke u bërë një prej sensacioneve më të forta të kohës.
“Dy femra, vajza të reja, që udhëtonin me veturë të hapur -gjëja më moderne e kohës-, udhëve të zhavorta të Shqipërisë post’osmane.
Ngjan si temë për film.
Në foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, në një nga kthesat e Qafë Krrabës.
Kjo foto që ka shërbyer edhe si kopertinë për librin e kujtimeve të saj, është një prej më të bukurave.
E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzës së re që sheh për së larti dhe plakut shqiptar të ngrirë përdhe në të shkuarën e vet”- thotë studiuesi Artan Lame.
