I biri, Olsi Nexhipi është një nga të dyshuarit për vrasjen e Hyqmet Nexhipit, 52 vjeçarit që u gjet i vdekur dy ditë më parë.
Pronari i anijes së peshkimit “Drita” kishte konflikte të vazhdueshme me të birin dhe hetuesit nuk e përjashtojnë dyshimin se ai të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, raporton Panorama.
Ky është një informacion mjaft i rezervuar i dhënë dje nga Policia, por nuk jepen të dhëna të tjera rreth motivit të mundshëm.
Por sqarohet se djali i viktimës, Olsi Nexhipi, është vetëm një nga të dyshuarit për ngjarjen.
Ai jeton me të ëmën në një banesë në Vlorë, ndërsa babai i tij, Hyqmeti, jetonte i vetëm, pasi ishte divorcuar prej disa vitesh nga bashkëshortja.
Djali 24-vjeçar i Hyqmet Nexhipit u arrestua për armëmbajtje dhe posedim të lëndëve narkotike.
