Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave nis zbatimin më 1 mars

Saimir Lleshi

Në Bruksel gjatë javës së kaluar, delegacionet e të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë arritur pajtimin që Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave të filloj zbatimin më 1 mars 2016.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun e Brukselit ka theksuar se kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore deri te arsimi i lartë universitar si dhe nivelet profesionale.

Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe doktoraturat.

“Njohja reciproke e diplomave bëhet përmes procesit të certifikimit ndërkombëtar të diplomave nga një palë e tretë dhe në këtë rast këtë certifikim do të bëjë Asociacioni i Universiteteve Evropiane (European Association of Universities – EAU) dhe pastaj diplomat e certifikuara konsiderohen të njohura nga të dyja shtetet.

Për njohjen e diplomave të shkollës fillore, të mesme dhe ato profesionale (që është risi në këtë marrëveshje) do të përzgjidhet një organizatë ndërkombëtare e cila do të bëjë certifikimin ndërkombëtar. Kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave do të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet për të paraqitur aplikacionin për njohje e diplomave cila pastaj do ta realizoj procesin e certifikimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *