Shorteu 24 janar 2016
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit të ditës së djeshme e kanë çuar çmimin e madh kësaj here në qytetin e Korçës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Gjithashtu janë shpallur si fitues të 50 lekëve 24728 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 709 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 735 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Dhuratat dhe çmimet e mëdha të Telebingo Shqiptare kanë mbërritur edhe gjatë javës që lamë pas në shtëpitë e mijëra familjeve, të cilat i janë bashkuar surprizave të lojës telefonike dhe shortit të goglave për çmimin e madh të javës që ka kapërcyer shifrën e 17 milionë lekëve (të vjetra).
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe të ndalet së pari në qytetin e Korçës. Olimbia i është bashkuar lojës telefonike, ku dhe ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej “Volswagen Up”.
Por, me zarfet e përzgjedhura në fund të lojës, Olimbia është shpallur fituese e plot 35,000 lekëve. Loja telefonike është ndalur sërish në qytetin e Korçës, duke shpallur si fitues të radhës Margilin.
Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, si dhe mundësinë nëpërmjet shansit “2 herë fat” Margili ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend plot 70,000 lekë. Një tjetër fitues i është bashkuar surprizave të lojës telefonike.
Kësaj here fituese është shpallur Enisa në qytetin e Durrësit, e cila në betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 20,000 lekësh, si dhe një tapet të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës të radhës në lojën telefonike.
Me mundësinë që i është dhënë nëpërmjet shansit “2 herë fat”, një tjetër familje durrsake ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 70,000 lekë. Kastrioti në qytetin e Vlorës, ishte i përzgjedhuri i fundit që ka tentuar të gjurmojë zarfet ku fshiheshin çmimet e mëdha të lojës telefonike.
Por, me përzgjedhjen e bërë, Kastrioti ka fituar nga Telebingo shumën prej 35,000 lekësh. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,742,600 lekëve.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë çuar çmimin e madh kësaj here në qytetin e Korçës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Gjithashtu janë shpallur si fitues të 50 lekëve 24728 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 709 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 735 leke.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare./DITA

