Demonstratë në Egjipt pavarësisht “gardhit të hekurt” të policisë

Saimir Lleshi

Protestues antiqeveritar në Egjipt sfiduan gardhin e sigurisë dhe dolën në rrugë në përvjetorin e pestë të kryengritjes kundër regjimit të Hosni Mubarak.

Egjiptianët demonstruan të dielën kundër qeverisë ushtarake të udhëhequr nga Al-Qaed Ibrahim Sheshi, në vendin ku u zhvilluan edhe protestat e vitit 2011 në Aleksandri si dhe në Nasr City në Kajro.

Policia nga ana tjetër ka ndërhyrë ashpër duke ndaluar protestuesit si dhe bastisur në mënyrë arbitrare shtëpi.

Në një fjalim televiziv të dielën, lideri i Egjiptit Abdel Fatah el-Sisi, i cili erdhi në pusht me grusht shteti kundër Presidentit të zgjedhur nga populli Mohamed Morsi, argumentoi se qeveria e tij ishte duke vazhduar aspiratat e kryengritjes së vitit 2011.

Megjithatë, shkeljet e dokumentuara të drejtave të njeriut nën sundimin e tij janë të mëdha, ndërsa ekonomia është në përkeqësim e sipër.

Mediat ndërkombëtare nuk lejohen të filmojnë në vend pas kontrollin e rreptë të autoriteteve. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *