Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje Dita! Nuk kam të drejtë të gjykoj, por nuk u ndjeva aspak mirë kur 200 studentë të ekselencës morën teserën e PS-së. Jo se morën të PS-së, por të kujtdo partie të ishin po njësoj do të ndihesha. Ata nuk duhet të bëhen pjesë e kësaj politike që na solli në këtë derexhe ku jemi. Ata duhet të jenë të lirë dhe të pastër e të pajoshur nga duart e pista të pushtetit. Ata janë pjesa e produktit më të mirë të këtij vendi, ata janë ëndrra dhe shpresa e vetme e këtij populli, ndaj nuk duhet të mbulojnë dhe kurojnë imazhin e kësaj politike të stërndarë nga interesat tona kombëtare. Nëse edhe ekselentët tanë kanë synim të ndjekin shembullin e atyre që bënë gola me vlerë miliona euro nëpër dogana, atëherë ky do të jetë fundi moral i këtij vendi dhe ndërgjegjes sonë kombëtare.
