Ishte nisur drejt një aventure të pa kryer më parë nga dikush tjetër, por ndërroi jetë.
Eksploruesi britanik Henry Worsleu kishte për synim që të kalonte Antarktidën i vetëm, por për fat të keq nuk ia doli.
71-vjeçari kishte vetëm 31 milje për të kryer në mënyrë që thyente rekordin, por nuk mundi, njoftoi familja e tij të hënën.
Ish-oficeri i ushtrisë britanike kishte udhëtuar për 913 milje përreth 71 ditë, duke përfshirë kalimin në Polin e Jugut, por u detyrua të kërkonte ndihmë për shkak të lodhjes së skajshme dhe dehidratimit.
Gruaja e tij Joana tha në një deklaratë se ishte e trishtuar dhe zemërthyer për humbjen e bashkëshortit të saj, duke shtuar se pavarësisht të gjitha përpjekjeve nga ekspedita në Antarktidë dhe stafi mjekësor në një klinikë në Kili, nuk kishte mundur të mbijetonte.
Ai kaloi dy ditë rresht në një çadër pa qenë në gjendje të lëvizte, duke hequr kështu dorë nga misioni i tij i bamirësisë. Burri vdiq të dielën.
Në deklaratën e tij të fundit të dërguar nga Antarktida, Worsley tha se dëshira e tij për të ndihmuar ushtarët e plagosur me rehabilitimin e tyre ishte fokusi kryesor i ekspeditës.
“Duke qenë një ushtar karrierë për 36 vjet dhe në pension kohët e fundit, kjo ka qenë një mënyrë për të kontribuar për ata që kanë pasur më pak fat se unë”, tha ai. /Dita/
