Ende nuk ka autor për vrasjen e 53-vjeçarit Hyqmet Nexhipi në Vlorë, ngjarje e ndodhur të shtunën. Një pistë tjetër e policisë është ajo që lidhet me divorcet e tij.
Më herët, u dyshua edhe i biri si autor i mundshëm. Ai është në burg pasi u kap me 130 kg drogë. Viktima ka pasur tri materia, ndërsa ishte divorcuar 12 vite më parë. Me gruan e parë kishte lindur dy fëmijë, njëri prej të cilëve i arrestuar tashmë.
Më pas u lidh me bashkëshorten e një mikut të tij në Itali. Dhe së fundi u martua me një grua që kishte njohur në Greqi. Bashkë me hetimet se ai mund të jetë vrarë nga ndonjë konflikt i lindur nga prishja e këtyre martesave, prokuroria po heton edhe disa pista të tjera.
Dyshohet se pronari i anijes së peshkimit mund të ketë qenë i përfshirë në trafik droge e prostitucion, për çka ishte dënuar me 3 vjet burg në Itali. /Dita/
