Firma e inspektorit të bashkisë së Tiranës Besmir Karaj është origjinale, ndërkohë që teksti i gjobës së lëshuar për PD me vlerën e 16 milionë lekëve nuk i përket atij.
Kjo është përgjigjja e laboratorit të kriminalistikës për llogari të hetimeve të prokurorisë, e cila është vënë në lëvizje pas kallzimit të inspektorit Karaj që pretendoi se firma e tij ishte falsifikuar, pasi ditën e protestës ai nuk kishte qënë në detyrë.
Burimet thanë se kjo përgjigje e ekspertëve është depozituar në prokurori, ndërkohë që më herët për gjobën e vendosur ndaj PD për dëmtim të kryeqytetit pas protestës së 8 dhjetorit inspektori, i cili e kishte firmosur atë mohoi të kishte dijeni.
Pas kallëzimit inspektori u pyet nga prokurorët ku dhe shpjegoi praktikën. Sipas tij blloqet e gjobave liheshin bosh dhe të firmosura në bashki . Prokurorët thanë në rruge jo zyrtare se do të thërrasin për të pyetur edhe kreun e policise bashkiake. Gjoba ndaj Partisë Demokratike u vendos pas protestes se 8 dhjetorit për dëmtim prone dhe ndotje të mjedisit.

Pse i prishej gjumi ketij Besmirir,qe i leshoka firmat ne flete gjobe te pambushura?A nuk i le shteg abuzimi nje praktike e tille?Edhe po te jete e vertete se,nuk ka dijeni per gjoben,ai mban pergjegjesi per sa shkruhet ne ate dokumnet,i cili mban firmen e tij.Kjo sipas deklarimit te tij.Ndersa une,pretendoj te kunderten.Duke qene nje ish administrator i dikurshem,e di qe eprori,i hesh firmat mbi shkresat qe perpilojne edhe mvartesit,hidhet ajo mbasi lexohet dhe je dakort me permbajtjen,por kurre nuk mund te vendoset nje firme,ne flete te bardhe sic pretendon ky.Dhe meqenese se,nuk e ka haberin per pergjegjesine qe i eshte ngarkuar,duhet te pergjigjet deri ne fund administrativisht,sepse nuk ka pergjegjesi penale ne kete rast.Per mendimin tim,dokumenti duhet konsideruar i mireqene dhe firmetari duhet konsideruar mashtrues.Ne momentin kur ja kane sjelle per firme,i ndodhur para faktit,e ka pranuar gjobevenien.Me vone,duke u “konsultuar” me babane PD-ist,apo me shoke te tij,e dredh dhe ngre pretendimin se,nuk ka dijeni per gjoben.Le te vuaje papergjegjshmerine,Besmir Karaj,ndersa PD-ja le te paguaje gjoben.Ne se PD-ja,ka verejtje per gjobevenien dhe pretendon se,nuk e ka bere demin e mesiperm,le t’a zgjidhe gjyqesisht.Alfa ne nje dokument,eshte pergjegjesia e atij qe e leshon dhe kjo pergjegjesi,dokumentohet me firmen dhe vulen e vendosur mbi te.Si rregull,ne dokument,me pare vendoset firma e pastaj behet vulosja,pra firma eshte me me vlere dhe autorizuesi per te vene vulen.Pa firme nuk vendoset vula.A mund te imagjinohet e te pranohet se,ky Besmir Karaj nuk ka pergjegjesi per kete dokument,sepse e paska vene firmen ne flete bosh?Kurre.Ne se pranohet kjo,nga organet e hetimit dhe gjykata,atehere le te me pergjigjen keto organe,per pretendimet te njejta te nje noteri,ne “allishverishet” qe ka bere e eshte vene para[ergjegjesie ligjore e te mohoje pergjegjesine e tij,duhe u “mbrojtur” se,me kane vjedhur flete te bardha,te firmosura e vulosura prej meje paraprakishte dhe nuk e di se cfare eshte shkruar ne to?
Ja prandaj Besmir Karaj eshte mashtrues e duhet ndeshkuar…