Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste i zhvilluar gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kritika dhe debate. Kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi ka kërkuar më shumë përkushtim nga ministrat në seancat plenare dhe në komisionet parlamentare.
Ai tha se ministrat duhet t’i japin shpjegime shqetësimeve që ngrihen. Deputeti tjetër socialist, Fatmir Toçi ka shpërthyer në kritika ndaj deputeti Koço Kokëdhima, duke theksuar se ai është shndërruar në “beun e jugut”.
“Ai është kthyer në beun e jugut duke mos përfillur kolegët, madje nuk i fton në takime të zonës. Është bërë më keq se Ali Pashë Tepelena. Por ndërsa Aliu e pushtoi jugun, Koços po ja falin. Nuk e di se kush, por po ja falin”, ka deklaruar Toçi, duke e fajësuar Kokëdhimën për vonesat në zgjedhjet në Partinë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës.
Por, kreu i grupit Ruçi tha se nuk ishte etike që të flitej për deputetë që nuk janë të pranishëm.
“Nuk është etike të flasim për çështje kur kolegu deputet nuk është mes nesh. Ju në territorin që mbuloni jeni inekzistent në zbatim të vendimit të Asamblesë Kombëtare. Ju të gjithë deputetët e qarkut Vlorë, Gjirokastër jeni jashtë linjës. Keni shmangur me apo pa dashje vendimet e Asamblesë.
Përgjegjësia për mbajtjen peng të zgjedhjeve në Vlorë dhe Gjirokastër është e juaja, e të gjithë deputetëve të zonës”, ka thënë Ruçi. Në mbledhje nuk ishte i pranishëm as kryeministri Edi Rama. /Dita/

Dikur Pand Majko i shkruante Fatos Nanos ne burg te Bences leter ku e quante Ali Pash Tepelena. Vehten e firmoste si Marko Bocari. Nuk ja mori njeri per kritike, por per lavderim. Edhe sot ky Toc Fatmiri e ka lavderu Koco Kokdhimen duke e quajtur Ali Pash Tepelena. Por dhe Ali Pash Tepelenen e ka bere pjese te 2K-Grupit. Hajde Toc, hajde.