Belgjika akuzon Greqinë, Greqia BE-në për krizën e emigrantëve

Saimir Lleshi

Belgjika akuzon Greqinë se është e paaftë për të menaxhuar kufijtë e vet nga hyrja e emigrantëve. Për këtë arsye, ky shtetas duhet të ballafaqohet me një mekanizëm sanksionues në mënyrë që numri i refugjatëve që hyjnë në vend të qëndrojnë atje,

Sekretari shtetëror i migrimit i Belgjikës, Theo Francken, i tha rrjetit VRT se “grekët tani duhet të bartin konsekuenca” nëse kontrolli i kufijve të brendshëm në hapësirën Schengen, që duhet të jetë zonë e lirë pa pasaportë, zgjatet për dy vite, ashtu siç është diskutuar aktualisht.

Ai ka theksuar se në Greqi “qartas, struktura shtetërore është shumë e dobët për ta bërë këtë vetë”. Francken ka thënë se spektri i krijimit të “kapaciteteve të mbyllura” për më tepër se 300 mijë njerëz në Greqi, do të mbikëqyret nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, ministri i imigrimit i Greqisë, Ioannis Mouzalis, ka fajësuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, se kanë dështuar në dërgimin e fuqisë së mjaftueshme njerëzore dhe të anijeve, për të ndihmuar në përballimin e krizës.

Ministri Mouzalis tha sot, se dërgimi i oficerëve nga agjencia Frontex e BE-së, në Maqedoninë fqinje, në përpjekje për ndaljen e migrantëve, do të jetë veprim ilegal.

Megjithatë, ai kërkon që oficerët e Frontex duhet të dërgohen në Greqi dhe të veprojnë atje.

Mouzalas tha se Greqia po bën çdo gjë të mundur për t’i mbrojtur kufijtë e vet detarë nga migrantët kryesisht sirianë që vijnë nga Turqia, por nuk është ndihmuar në mënyrë efikase nga shtetet e tjera anëtare të BE-së. Ai tha se Greqisë i duhen 1,800 oficerë të agjencisë Frontex, por janë dërguar vetëm 800 vetë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *