Njësitë e policisë antidrogë në Gjermani arrestuan 15 persona dhe kanë bastisur afër 50 banesa në një kompleks banimi (Hochhauskomplex “Auf dem Kölnberg”).
Gjatë këtij aksioni policor është konfiskuar një sasi e madhe e drogës, ndërsa është arrestuar edhe koka e këtij grupi kriminal, një 44-vjeçar nga Kosova, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA. Gjykata për 3 vite me radhë kishte filluar hetimin e këtij grupi kriminal, ku gjatë hetimeve është zbuluar se ata kanë shitur me qindra kilogramë drogë.
Sipas të dhënave, 4 nga të arrestuarit janë të gjinisë femërore, dy nga to ende me nënshtetësi kosovare. Sistemi i kësaj grupe kishte ndaluar që shpërndarësit të shesin drogë në zonat e tyre.
Grupi i familjes nga Kosova kishte arritur me sukses të largoj që të gjithë konkurrentët duke përfshirë edhe mafien ruse, si dhe grupin e rokerëve ‘Hells Angels’.
Gjatë këtij aksioni morën pjesë rreth 400 policë. Kjo familje e cila trafikonte drogë, dy vite më parë kishte rënë në konflikt me një grup kontrabandistësh nga Shqipëria ku gjatë përleshjeve mes këtyre dy grupeve mbetën të vdekur 2 persona.
